Zbërthimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili tha se prokurorë të SPAK ishin në shënjestër të bandës së Laert Haxhisë për t’i eliminuar, ka ngritur shqetësimin për mbrojtjen e emrave të drejtësisë.
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, u shpreh se prokurorët e SPA, por edhe gjyqtarët e GJKKO-së të merren në mbrojtje te veçantë. Sipas Ngjelës, njerëzit e drejtësisë, duhet të jetojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim.
‘Krimi të vret duan mbrojtje të veçantë. Duhet të rrinë në vende të mbrojtuar. Janë të mpakur. Nuk janë shumë aktiv sepse nuk kanë mbrojtje të plotë. Duhet të jetësojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim. Shteti duhet të punojë ti organizojë në një vend të veçantë. As GJKKO s’ka mbrojtje. Bandat kriminale që vijnë nga paratë e vjedhura bëjnë të njëjtët goditje. Tani lind problemi a kanë mbrojtje nuk e di... me sa kam parë nuk kanë mbrojtje.’- tha Ngjela.
Avokati u shpreh se SPAK nuk ka personalitete të mëdha të jurisprudencës. Sipas Ngjelës, personaliteti i një gjyqtari të madh vjen kur godet kapot e krimit.
'SPAK-u po bën një gabim duhet të merrnin personalitet të mëdha të jurisprudencës. SPAK-u duhet të ketë forcë. SPAK-u aktual nuk ka personalitet, kjo dëmton gjendjen, personalitete e tyre vendosen me arreste dhe me dënimin e mafies. Personaliteti i një gjyqtari të madh vjen kur godet kapot e krimit. Nuk keni profesionistë, janë të trembur dhe të korruptuar. Duhet reformim ta dëgjojnë dhe ekspertë. Goditës i madh në SPAK.’- tha Ngjela.
Spartak,Nese prokuroret dhe gjukatesit ruajne figure e paster,gjukojne drejte dhe ne perputhje me ligjin,nuk iu hy gjemb ne kembe.Para se te kerkosh "bllokut e udheheqjen"kerko pastertine e figures.Nje Shembull:-viri 1992,KORRIK,te sheshi "Qemal Staffa",ne hyrjen nga sheshu ne rrugen e lulishtes para kuvendit,nje barake bar -bufe.Isha bashke me nje gjukates.Morem nga nje kafe.Kur dessha te paguaj,bufisti me thote "Jane te paguara nga ky personi ketu.Prapa nesh me shishe birre perpara nje person-po,-tha.I pagova une ,per gjyqtarin."njifemi?-e pyeti gjyqtarin.-me Ke denuar per armembajrje pa' leje-tha ai.Ke pakenaqsi?-e pyeti gjyqtari.-ja,t'ha ai,vendimi ishte i drejte."Eshte ngjarje e jetuar.I denuari nuk te hakmerret po' nuk i hyre ne hak.Prandaj,perpara se te ruhen nga te tjeret,te ruajne vehten vetem me drejtesi,pa' rryshfete dhe politika penale klanore.
PërgjigjuUrgjentisht te ngrihet nje Bllok banimi i ruajtje nga Garda per prokuroret dhe gjyqtaret U rrezikohet jeta
PërgjigjuZ.Ngjela,kam respekt per ju si ekselent ne profesionin tuaj dhe si erudit ne pergjithesi,por ne kete rast e keni lene imagjinaten pak te shfrenuar! Perendimi nuk i mban njerezit e drejtesise ne /geto drejtesie/,vertet ka plot njerez drejtesie qe jetojne ne te ashtuquajturat /GATED COMMUNITY/,por zgjedhin te jetojne aty se jane milionera.Ka plot raste ne perendim,kur njerezit e drejtesise jane vrare e kercenuar nga kriminele,jo te gjithe jetojne ne keto lloj lagjesh te privilegjuarish.Gjithashtu,kush t'a ka bere bene, e gjen menyren si te te heqe qafe e s'ka mur e dere e ndoshta dhe ekstra roje qe te te shpetoje.
PërgjigjuZoti Ngjela!prokuroret& gjygjtaret jane me kriminela se kriminelet!zoti Ngjela jan bo miliardera me leket dhe pazaret me kriminelet! nuk jane pertjua qare hadhet Avokat ,se nuk jetojne me djersen e tyre po me kriminelet.
Përgjigju