Ngjela pyet në Facebook: Pse
ishte aq i trembur Berisha sot?

Ngjela pyet në Facebook: Pse<br />ishte aq i trembur Berisha sot?
TIRANE - Spartak Ngjela, përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se marrja e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë, ka trembur sipas tij ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Ngjelës, marrja e statusit kandidat ka shtuar përgjegjësitë dhe detyrat për qeverinë shqiptare, dhe një ndër këto është edhe ndëshkimi i "këqbërësve qeveritare dhe kryeministrave". Dhe sipas Ngjelës pjesë e të ndëshkuarve do të jetë edhe ish-kryeministri Berisha.

Ngjela iu është referuar deklaratave dhe akuzave të Berishës ditën e sotme ndaj kryeministrit Rama, një ditë pas marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

Më poshtë postimi i plotë në Facebook i Spartak Ngjelës:
Pse ishte aq i trembur Berisha sot?

Statusi ka krijuar pështjellim në mendjet e sëmura orientale shqiptare. Ndoqa për pak çaste Saliun që shfrynte kundër Ramës, a thua se ishte Rama shkaktari i shkallmimit të ëndrës së tij orientale për Shqipërinë. Vërtet mendon ky njëri se mund të ndalojë rrjedhën përëndimore të Shqipërisë? Pse ishte aq i vrarë në fyturë Saliu? Për dy arsye: e para që hyrja në Perëndim nëpërmjet BE, është kundër konstiutucionit të tij antiqytetërim, njëlloj si Enver Hoxha, sepse realisht këtu janë takuar me njëri-tjeterin; dhe, e dyta, sepse tani Berisha ndien frikë për abuzivizmin e tij. Europë e Bashkuar kërkon ndëshkimin e "këqbërësve qeveritare dhe kryeministrave", dhe ai e kupton se në këtë qark të njohur të krimit në Shqipëri përfshihet edhe ai vetë.

E tradhëtoi frika me anë të inkoshientit të tij: Saliu iu doli në mbrojtje gjyqtarëve, "sepse këta i kishte goditur Rama". Jo, ata nuk i ka goditur Rama, por Bashkimi Europian si politike kushtesh për Shqipërinë. Atëherë, si mendoni ju, s’e di Saliu këtë fakt? Shumë e thjeshte, duke mos i rënë dot Fylës dhe ministrave të BE-së që kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim në Shqipëri, i ra Ramës. Por Rama ka përcjellë fjalët e poltikës së BE-së për Shqipërinë. Aaa...këtu fle lepuri: Berisha është i trembur. Tani ai kërkon vërtet mbrojtjen që do t'i vijë nga gjyqtarët e korruptuar, të cilët nuk i ka atakuar Rama, por politika perëndimore; në një kohë që Rama deri tani s’ka bërë asgjë në lidhje me korrupsionin e gjyqësorit në Shqipëri. Në fakt kjo ka qënë lidhja: një korparatë e vërtetë kriminale: "Une abuzoj me qëverisjen, ju heshtni ose mbyllni çeshtjen; Juve abuzoni me drejtësinë,pasurohuni duke e shitur atë, sepse unë nuk iu ngas apo ngacmoj me shumicën parlamentare Prokurorin dhe Presidentin e Republikës. Por, ndërkohë, balanca është prishur; dhe kjo tregon edhe prishjen në fytryrë të Saliut.

Po Rama? Nuk mund të themi ende se ka apo nuk ka forcë që të vendosë moralitetin në Shqipëri. Por, edhe diçka: e dëshiron Rama vendosjen e drejtësisë shoqërore në Shqipëri? Kjo mbetet për t’u parë. Por kjo është domosdoshmëri: do apo nuk do Rama, di apo nuk di Rama, e rëndësishme është të dihet se shqiptarët do ta vendosin moralitetin, sepse tani që u futën në Oborrin e Bashkimit Europian, është politika europiane e këtij Bashkimi ajo që da ta çojë deri në fund dëshirën shekullore të shqiptarëve për moralitet në qeverisje dhe për drejtësi shoqërore. Le të presim këta muaj për ta kuptuar të ardhmen e afërt, sepse Rama, nëse do të qëndrojë pasiv si deri tani, me fjalë që s’kanë lidhje me drejtësinë dhe moralitetin, lumi që pritet të marrë me vete Berishën dhe kompaninë e tij, mund të marrë me vete edhe vetë Ramën.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji