Ngjela: Rama, i vetëm në betejën 
për drejtësinë, jo pakt me korrupsionin

Ngjela: Rama, i vetëm në betejën <br />për drejtësinë, jo pakt me korrupsionin
TIRANE – Avokat Spartak Ngjela i ftuar në studion e A1 REPORT thotë se nuk mund të ketë reformë në drejtësi nëse nuk ndryshon sistemi.

Gjatë bisedës me gazetaren Aida Tançica, Ngjela tha se në vendin tonë korrupsioni është në radhët e zyrtarëve të lartë, në nivele të krimit shtetëror.

“Kemi një sistem legal, i cili është i gjithi i korruptuar. Prokuroria e korruptuar, gjykata, avokatia, noteria të korruptuara, kështu që dhe hetimi është i pavlerë.
Pse ndodh? Se nuk goditet krimi dhe nuk mbrohen të drejtat. Pushteti gjyqësor duhet të mbrojë pronën, aktivitetin ekonomik, dinjitetin e personalitetin. Asnjëra nga këto nuk mbrohet. Kudo ka shkelje. Korrupsioni është krim shtetëror. Ka një marrëveshje të heshtur mes qeverisjes së korruptuar dhe gjyqësorit të korruptuar. Çështja është si do ta zgjidhim këtë konflikt? Duhet rregulluar duke ndryshuar sistemin, një sistem i vjetër sovjetik, totalitar. Reforma në drejtësi kur ndërron sistemin nge nivelin e detit dhe mbyten të korruptuarit. Ne duhet të ngremë nivelin e detit të mbyten të tërë. Korrupsioni është i niveleve të larta, është krim shtetëror, por ne s’kemi sistem për ta luftuar”, tha avokat Ngjela.

ngjela

I pyetur për qëndrimet e opozitës dhe kundërshtitë me mazhorancën sa i përket kësaj reforme, Ngjela thotë: “Ata kanë frikë sepse kanë abuzuar” .

Sipas tij, në ndryshim nga qeveria e shkuar, që sipas tij ka ende në dorë gjyqësorin, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos bëjë paktin për të shitur drejtësinë!

“Qeveria e rrëzuar mbrohet me një gjyqësor qe e ka vënë vet. Gjithë këtë zallamahi e presin me shpatullat e veta shqiptarët se pengohen të hyjnë në BE.
Kryeministri dallohet që është i shqetësuar dhe kjo është shenjë e mirë. Krimi nuk e ka kapur kryeministrin aktual, interesi i karrierës së këtij kryeministri është kthimi i drejtësisë….deri tani nuk ka treguar lartësi në këtë cështje. Ai duhet ta fillojë betejën politikisht. Duhet të krijojmë qenin, instrumentin për të goditur krimin shtetëror. Dhe ky instrument është sistemi i ri.

Rama nuk po pranon marrëveshjen e fshehtë! Që të shesë drejtësinë”, u shpreh Ngjela i ftuar në studion e A1 REPORT.

Ndërsa sa i përket pjesmarrjes së gjyqtarit Gjon Gjoni në tryezën e thirrur nga Presidenti për reformën në drejtësi, Ngjela thotë se është pikërisht prej sistemit që zyrtarë të korruptuar flasin për drejtësinë dhe mbrohen prej saj.

“Gjin Gjoni? Të paktë janë ministrat që janë të korruptuar dhe flasin për drejtësi??? Gjithsekush flet për drejtësinë se është sistemi që i mbron. Ky sistem nuk mund të japë dot drejtësi, ka një prokurori që nuk ka  barazi ndaj ligjit. Në prokurori ka konflikt të brendshëm që lind si presion i opinionit publil,” tha Ngjela.

Për avokat Ngjelën, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa është shumë i ri për të drejtuar këtë institucion të drejtësisë. “Është fëmijënor, nuk mund të japin drejtësi njerëz që nuk kanë frenuar dëshira seksuale”, përfundoi Ngjela.  

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën