Ngjela:Rama nuk ka më shprese
e vetmja rrugë e tij dorëheqja
Avokati Spartak Ngjela ka akuzuar kryeministri Edi Rama se po “përpiqet të sajojë gënjeshtrën e radhës për t’i hedhur hi syve të shqiptarëve.” Nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook, Ngjela shkruan se Rama e “zbuloi veten kur kërkoi që më një logjikë fëmijërore të gënjente shqiptarët për çështjen Tahiri pas përgjimeve të antimafies italiane.”.
Avokati Spartak Ngjela ka akuzuar kryeministri Edi Rama se po “përpiqet të sajojë gënjeshtrën e radhës për t’i hedhur hi syve të shqiptarëve.” Nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook, Ngjela shkruan se Rama e “zbuloi veten kur kërkoi që më një logjikë fëmijërore të gënjente shqiptarët për çështjen Tahiri pas përgjimeve të antimafies italiane.”.
“Megjithatë, Rama nuk ka më shpresë; sepse grupi i tij që është marrë me veprime abuzuese është shumë i gjerë. Prandaj sigurisht që duhet të presim ngjarje të tjera si këto që kanë kaluar. Rruga e vetme e Ramës pritet të jetë dorëheqja e tij.” shkruan Ngjela.
Postimi i plotë i Spartak Ngjelës në facebook:
Tani gjithçka do të ecë në drejtimin e duhur: krimi shqiptar ka hyrë në qorrsokakun ku çdo krim ka si segment të fundit kohor.
Është turp për çdo individ që gënjen botërisht kur ky nuk besohet nga askush.
Po kur gënjen një kryeministër, çfarë ndodh?
Një automjet me një shofer që po transportonte 800 mijë Euro, është kapur bashkë me dy patenta lundrimi të ish ministrit të Brendshëm.
Po tani?
Asgjë më shumë, kudo ku ka ligj dhe normalitet, ky kryeministër duhej të kishte rënë.
Kryeministri Rama nuk ka rënë deri tani sepse po pret të krijojë gënjeshtrën.
Por, a do ta krijojë dot?
Unë ju thashë pra disa dotësh: nuk ka një çështje Tahiri, por ka një çështje Rama
Tahiri doli sërish në skenë me 800 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi.
Kjo tani është e dukshme.
Por Rama e zbuloi veten kur kërkoi që më një logjikë fëminore të gënjente shqiptarët për çështjen Tahiri.
Po tani?
Tani pesha e asaj që përdori si gënjeshtër, në relacion të drejtë më 800 mijë eurot dhe dy patentat për lundrim të ish ministrit të Brendshëm, kthehet në akuzë për Ramën.
Ai tani ka sjellë dyshimin për akuzën e bashkëpunimit kriminal kundër tij.
Por, a ka një i institut akuze i cili të "mund të mendojë kështu"?
Jo. Ky institucion mungon në Shqipëri.
Atëherë?
Megjithatë, Rama nuk ka më shpresë; sepse grupi i tij që është marrë me veprime abuzuese është shumë i gjerë. Prandaj sigurisht që duhet të presim ngjarje të tjera si këto që kanë kaluar.
Rruga e vetme e Ramës pritet të jetë dorëheqja e tij.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.5%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2683
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himara sot në zgjedhje/ 4 autobusë me votues kanë hyrë brenda 2 ditësh në Qafë Botë nga Greqia! Burimet për Report Tv: U organizuan nga stafi i kandidatit Gjikurias
4 Gusht, 07:45
-
Saga e bashkisë Himarë, 15 muaj ‘betejë’ për drejtimin e saj
4 Gusht, 07:30
-
Zgjedhjet në Himarë, Në 9 QV ende nuk ka nisur votimi
4 Gusht, 07:27
-
Lajme të mira në dashuri... çfarë thonë yjet për ju sot
4 Gusht, 07:14
-
VIDEOLAJM/ Himara zgjedh sot kryetarin, votuesit e parë shkojnë në qendrat e votimit
4 Gusht, 07:14
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
LIVE- Himara zgjedh sot kryetarin e ri, Vangjel Tavo apo Petro Gjikuria? Burime për Report Tv: 4 autobusë me votues nga Greqia hynë në Qafë Botë
4 Gusht, 06:52
-
Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf
3 Gusht, 22:56
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37