Ngjela rrëfen për herë të parë: Ja kush e tërhoqi Berishën nga grushti i shtetit në '98

Kush e detyroi Sali Berishën të tërhiqte turmën e revoltuar të mbështetësve të djathtë nga institucionet shtetërore 14 shtatorin e 1998? Versionet kanë qenë nga më të ndryshmet, ishte një shqiptaro-amerikan i fuqishëm nga Teksasi, apo një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë?

Avokat Spartak Ngjela, një nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-kryeministrit, zbulon në emisionin "Repolitix" në Report Tv për herë të parë emrin e zyrtarit të lartë të SHBA që detyroi Berishën të ulte gjakrat e "grushtit të shtetit" të 20 viteve më parë, pas vrasjes së Azem Hajdarit. Përpara një paneli të ftuarish në "Repolitix" si ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi dhe gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Elton Qyno ku u diskutua për çështjen "Babalja", Ngjela tha se Berisha është telefonuar me urgjencë nga zv/sekretarja amerikane e shtetit, Eileen A. Malloy. Sipas Ngjelës, kjo e fundit i është drejtuar Berishës se SHBA nuk do njohë kurrsesi qeverinë e dalë nga revolta e armatosur ndaj institucioneve demokratike, ku thuajse të gjitha selitë e shtetit nga Kryeministria, Kuvendi, ministritë dhe RTSH, u zaptuan nga mbështetësit e opozitës.

Eileen A. Malloy, ish-zv/sekretare e shtetit, e cila ka telefonuar Berishën pasditen e 14 shtatorit 1998

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi pretendon se Berisha u telefonua nga një shqiptaro-amerikan nga Teksasi dhe nga biseda e zhvilluar në anglisht me Berishën, ai i ka kërkuar të tërhiqet nga marrja e pushtetit me dhunë. Por nga ana tjetër, Ngjela thotë se ka qenë dëshmitar i kësaj telefonate kaq të memorizuar dhe diskutuar në qarqet politike dhe mediatike, e cila ka përcaktoi edhe fatin e Shqipërisë së atëhershme drejt stabilitetit demokratik. 

Fatos Klosi: Berisha bëri edhe 14 shtatorin e 1998. Por e mori një shqiptar nga Teksasi që fliste anglisht. Dhe i thotë, mirë more por çfarë do bësh nesër? I tha tërhiqu, dhe Berisha u tërhoq,  u zmbraps.

Spartak Ngjela: Kam qenë vetë prezent. E telefonoi zv/sekretarja amerikane e shtetit, znj.Malloy. Ka qenë edhe në Shqipëri ajo, shumë e zgjuar. Berisha e respektoi. Ajo e pyeti çfarë ka ndodhur në Shqipëri?, iu drejtua. Ky (Berisha) ishte më i kthjellët nga gjithë ditën dhe i tha: ndodhi një vrasje, populli u revoltua, shteti u dorëzua, iku...e me radhë. Në këto momente ne kemi ndërhyrë në mbrojtje të shtetit. Një ekip është te presidenti, dhe ishte e vërtetë, për të bërë qeverinë e përbashkët, por PD nuk merr pjesë. Ajo iu drejtua - merr pjesë apo nuk merr pjesë PD, z.Berisha, ajo është qeveria jote dhe ne nuk e pranojmë. Po s'të pranoi amerika si qeveri... Këtu Berisha u tërhoq. Prandaj, nuk realizohen këto me revolta, por destabilizimi i shoqërisë, që them unë, ajo mund të ndodhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 13/10/2018 21:45

    Dikush tjeter me afer Berishes ka deklaruar se e ka telefonuar mentori i tij, Elez Biberaj nga SHBA......

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 13/10/2018 07:03

    president per hale.

    Përgjigju
  • TATA: 12/10/2018 22:42

    O ZONJA ZANA SPARTAK NGJELA ASHT BASHKEPUNTOR I NGUSHTE I KRIMINELIT SALI .AI KA PERGJEGJESI TE MADHE PER SHKATRRIMIN E SISTEMIT TE DREJTESISE DHE PER SHKATRRIM TE PRONES SE POPULLIT .ASHT AVUKAT I DAL BOJESH .NUK IDEN E NONJE PUNE TE MIRE POR TAMAM SI HAXHALLARET ( BENI SI THEM UN MOS BENI SI BOJ UN ) .

    Përgjigju
  • Zana: 12/10/2018 22:11

    RESPEKTE Avokat NGJELA! SPARTAK NGJELA i Nderuar duhet tè jetè PRESIDENTI i Ardhshèm i SHQIPËRISË dhe SHQIPTARËVE. RROFTÈ SPARTAK NGJELA

    Përgjigju
    • Meti: 13/10/2018 09:29

      E$shte tepr koncize dhe i sakte ne percaktimet e tije Av. Ngjela, ai i duhet ketij vendi si kryetare i shtetit qe mos te anoje nga asnjera pale, e politikes ase majtas apo djthtas.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi