Ngjela: Sali, kujdes! Lu ishte
me shërbim kur u vra Bin Ladeni

Ngjela: Sali, kujdes! Lu ishte<br />me shërbim kur u vra Bin Ladeni
Pas kritikave, avokat Spartak Ngjela i kujton ish-kryeministrit Sali Berisha se prania e ambasadorit amerikan, Donald LU në Shqipëri nuk është e rastësishme, pasi ai ka qenë me shërbim të lartë diplomatik në Pakistan, kur u likuidua Bin Ladeni.
 
Ngjela thotë se do likuidohen në Shqipëri që të dy edhe korrupsioni, edhe mbeturinat e terrorizmit islamik.
 
Statusi i plotë i Ngjelës
Nuk guxojmë të lejojmë që të ndodhë gjenocidi ndaj një populli me histori 3000-vjeçare – Joschka Fisher, 1999
 
Kështu deklaroi për shqiptarët ministri i jashtëm i Gjermanisë në prag të bombardimit të Beogradit nga NATO.
 
Kurse këtu ne akoma lejojmë të livadhisin si pronarë, të korruptuar me sy nga orienti, dhe banditë që ndihmën perëndimore amerikano-gjermane e quajnë dhe cënim të sovranitetit.
 
Akoma Saliun degjoni? Apo taborin e tij? Të gjithë janë të korruptuar... dhe persona që urrejnë shqiptarët pasi i kanë grabitur. Por...
Janë në fund.
 
Shpresojnë për të pamundurën. Dhe kanë dhe kurajë të flasin edhe kundër ambasadorit amerikan, pse ky është me shqiptarët dhe për shqiptarët kundër korrupsionit.
 
Sali! ka qënë me shërbim të lartë diplomatik në Pakistan-Hindi-Avganistan, ambasadori Donald Lu, kur u likuidua Bin Ladeni. Mos e quaj të thjeshtë prezencën e tij këtu: ka edhe këtu ISIS dhe ALKAEDA. Mos shko më tej! do likuidohen në Shqipëri që të dy: edhe korrupsioni, edhe mbeturinat e terrorizmit islamik, se janë te lidhur me njëri-tjeterin...
 
Vetingu filloi... erdhën dy personalitete të spikatur amerikanë në fushën e hetimit dhe jurisprudencës, dhe shqiptarët e pritën me gëzim dhe shpresë lajmin.
 
Të gjithë shqiptarët me gëzim kanë rrokur dhe po jetojnë me shpresën e shpëtimit nga zgjedha mesjetare e liderëve të tyre të korruptuar...

 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët