Ngjela: Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm

Ngjela: Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm

Sali Berisha

Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm.

Asgjë.

I.

Duke thënë se akuzuesit gënjejnë, Saliu nuk po thotë asgjë. Duhet të tregosh provat e tua që ty dhe familjen tënde, po të akuzojnë kot.

Cila do të ishin provat shfajsuese dhe me vlerë të Saliut?

Kryesorja duhet të jetë që të tregojë me provë faktike: sa ka qenë pasuria e tij dhe e familjes së tij në vitin 2004, para se sa ai të bëhej kryeministër.

Pastaj duhet t'i thotë opinionit publik se pronat që ka familja e tij, dhe ai vetë, nuk janë shtuar në mënyrë abuzive duke shfrytëzuar postin e tij si kryeministër.

Ky është ekuacioni që Saliu duhet ta zgjidhë para opinionit publik shqiptar, dhe familja përpara Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme që po i thërret.

Mallkimet e tij kundër gjykatës apo prokurorisë, janë thirrje të një individi të trembur, kurse drejtësia triumfon vetëm me prova.

E pra: opinioni publik i Shqipërisë po pret të shohë tani provat gjyqësore të akuzës kundër Berishajve në procesin që ka nisur dhe do të vijojë në SPAK.

Të gjithë të tjerat janë shumë zhurmë për asgjë.

Por kur një i akuzuar bën shumë zhurmë për asgjë, asgjëja që e shoqëron atë, në konceptin penal të të provuarit, është kundër tij.

Një i akuzuar që sillet dhe argumenton nëpërmjet zhurmës së asgjësë, në jurisprudencën e lartë quhet nulitet, asgjë; dhe prandaj ky individ procesin gjyqësor e ka katërcipërisht kundër tij.

Midis të akuzuarit dhe provës, qëndron drejtësia.

Kjo është aksiomë absolute e një procesi gjyqësor të drejtë e të pavarur.

II.

Po pushtetarët e tjerë që janë në të njëjtat pozita, a do të kenë kontrolle të tilla nëpërmjet akuzës penale.

Të gjithë duhet ta dinë se për faktin që ky proces i SPAK-ut drejtohet nga ndërkombëtarët kundrejt të gjitha qeverive që kanë kaluar në Shqipëri në 25 vitet e fundit, kuptohet që ky do të jetë një proces jo i shkurtër, por që është një domosdoshmëri për zhvillimin e Shqipërisë.

Dhe tani opinioni i nivelit intelektual në Shqipëri po pret të shohë një proces akuzues të nivelit të lartë.

Sigurisht, deri tani ka pasur disa të tillë, por i larti që po pret opinioni publik dhe intelektualizmi shqiptar në Shqipëri dhe jashtë saj, është niveli kryeministror dhe niveli presidencial në qeveritë dhe presidentët që janë apo që kanë kaluar në këta 25 vjet...

Dhe kjo nuk është një kërkesë për hakmarrje, por një kërkesë që ka të bëjë me mbarëvajtjen, mirëqenien dhe pasurimin të shoqërisë shqiptare.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 24/09/2023 12:23

    SA NJERI I TRASH QE QENKE O ORDINER PROVA E BARRES I TAKON TE AKUZUARIT JO GJUKATES AI DUHET TE BINDI GJUKATEN QE ESHTE I PAFAJSHEM DUKE PARAQITUR PROVA O TYÇI SALIUT

    Përgjigju
  • Je dhe avokat: 24/09/2023 09:38

    Ai thotë unë jam i pafajshëm kaq mjafton për të. Provo të kundërtën po ke prova.

    Përgjigju
    • Gjergj: 24/09/2023 11:01

      @Je dhe avokat. Epo meqè thonè JEMI TÈ PAFAJSHÈM ATA, "patjetèr" qè janè tè tillè dhe duhen lènè tè livadhisin. Ik o ik, lèpirès poturesh tè dhjera. Kètu, nuk bèhet mè fjalè fare pèr prova dhe fakte sepse ato i ke bile me zè dhe figurè, njè popull i tèrè i njeh ato (ti,nuk di gjè, natyrisht). Ajo qè po ndodh sot, èshtè vetèm produkti i trysnisè amerikane, mbi ushtarèt e Saliut nè radhèt e "organeve tè drejtèsisè). Kriminelè ordinerè jini,,,atè do merrni qè meritoni. Shqipèria, do hedhè pas vetes zinxhirèt qè u munduat ti vini, me ndihmèn e serbit dhe grekut. Besomani,,,,atè ditè qè Sali Berisha dhe Ilir Meta do i kalojnè drejtèsisè nè pranga,,,SHQIPÈRIA DO KETÈ FESTÈ.!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari