Ngjela: Vetëm Majko pro
bombardimit të Serbisë 

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar dje se në vitin 1999, politika shqiptare, me përjashtim të Pandeli Majkos ishin kundra bombardimit të Serbisë. “Sot, ish presidenti amerikan, Bill Klinton, feston 70 vjetorin e ditëlindjes së tij. Shqiptarët duhet ta festojnë.

Me personalitetin e tij, me autoritetin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me humanizmin, me intelektin e lartë të tij për politikbërje dhe me njohuritë e thella që kishte për kohën e tij, Bill Klintoni, në pranverën e vitit 1999, çliroi shqiptarët nga zgjedha dhe i shpëtoi ata nga rreziku më i madh i tyre që nga pushtimi osman.

Dhe mos mendoni se e ka pasur të lehtë, në një kohë që, në Tiranë, në vitin 1999, me përjashtim të kryeministrit Pandeli Majko dhe qeverisë së tij, të gjithë liderët kryesorë politikë, maxhorancë dhe opozitë, ishin kundër bombardimit të Beogradit.

Në ende nuk ia kemi bërë nderimin historik Bill Klintonit në Shqipëri, sepse ende nuk i kemi larë duart politikisht as me kundërshtarët e luftës së NATO-s për çlirimin e Kosovës. Por, sigurisht që do t’i bëjmë”, shkruan Ngjela. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë