Ngjela: Vettingu, fundi i Saliut
do jetë si ai i çdo keqbërësi

Ngjela: Vettingu, fundi i Saliut<br />do jetë si ai i çdo keqbërësi
Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, thotë se me zbatimin e ligjit të Vettingut mbaron historia e krimit shtetëror në Shqipëri dhe fillon ecja drejt prosperitetit shqiptar.

Përmes një statusi në Facebook, Ngjela shkruan se krahas gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vettingu do të godasë edhe në radhët e politikës e i pari që largohet, thotë Ngjela, është ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, largimi i Berishës nuk do jetë fundi i botës, ndërsa thekson se fundi i tij do jetë si ai i çdo keqbërësi. 
 
"Ore të vobegtë nga mendja, pse, fundin e Saliut ju e imagjinoni si fundin e botës? Keni për ta parë që fundi Saliut do të jetë një gjë e zakonshme. Si fundi i çdo keqbërësi. Kurse tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, presin kot. Vonesa i implikon, sepse nuk kanë ç'të mendojnë: ose me Venecian ose kundër të ardhmes së tyre të afërt. Nëse duan të kthehen në një lëvizje esadiste, duhet të kujtohen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mendoj se do të rrinë e të bëjnë sehir", shkruan Ngjela. 

Postimi i plotë i Ngjelës:
l.
Kjo është arsyeja e dilemës qesharake që po viehet re ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese, se gjyqtarët e saj pyesin: a do të shkallmohet vërtet krimi, dhe kalasë politike e korruptuar? Po ne? Po gjykatat e Shqipërisë?
Do tëshkallmohen të dyja palët përfundimisht, zotërinj, dhe gjithçka fillon me vetingun.
 
Por Gjykata Kushtetuese në fakt u shokua nga përgjigjia e drejtpërdrejtë e Komisionit të Venecias, sepse nga ajo përgjigje e kuptoi që Komisioni me juristët më të famshëm të Europës nuk e ka lënë fare që ta gjykojë këtë çeshtje. Kurse tetë gjyqtarë rrinë dhe "qajnë" sepse janë pa forcë për të qenë pro korrupsionit, kur vetë korrupsioni shqiptar është kërcënim për të gjithë.
 
Dikush nga gjyqtarët ndihet i pambrojtur, një tjetër kupton fundin e një sistemi të inkriminuar për të shitur drejtësinë. Kurse Sali ziu, iu thotë për t'u dhënë zemër: "unë do të bëj kryengritje". Ndokush prej tyre e beson dhe po pret datën e caktuar për kryengritje.
 
Kurse ambasadori amerikan në Tiranë qesh edhe me Saliun, edhe me kryengritjen, se e njeh mirë gjendjen.
 
Ore të vobegtë nga mendja, pse, fundin e Saliut ju e imagjinoni si fundin e botës? Keni për ta parë që fundi Saliut do të jetë një gjë e zakonshme. Si fundi i çdo keqbërësi. Kurse tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, presin kot. Vonesa i implikon, sepse nuk kanë ç'të mendojnë: ose me Venecian ose kundër të ardhmes së tyre të afërt. Nëse duan të kthehen në një lëvizje esadiste, duhet të kujtohen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mendoj se do të rrinë e të bëjnë sehir.
 
ll.
Shqipëria dhe vetë shqiptarët këto ditë do të fillojnë procesin që do t'i shpëtojë më në fund nga nëpërkëmbja e tyre që iu është bërë në nje shekull nga pushtetarë, nga mbretër të shpallur e të pashpallur dhe nga gjyqtarë, policë e prokurorë që vijimisht kanë qënë kundër tyre.
 
A ka ndonjë forcë regresive që mund ta ndalojë këtë ortek shpëtimtar sot në Shqipëri? Asnjë! Korrupsioni shtetëror shqiptar dhe krimi i organizuar, i përkrahur nga krimi shtetëror, kanë humbur luftën me Amerikën. Kjo ështe esenca e kësaj kohe; dhe kjo është arsyeja qëndrore e kësaj çeshtjeje, dhe sigurisht që këtu duhet të mbështetet edhe optimizmi i shqiptarëve të shumëvuajtur, në një vuajtje të gjatë që më së shumti iu ka ardhur prej "prijësve" e tyre të rremë...


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)