Ngjitet në skenën korçare
komedia e De Filippo-s

Ngjitet në skenën korçare <br />komedia e De Filippo-s
KORÇE - Është vënë në skenën e teatrit “Andon Zako Cajupi” komedia e Eduardo de Filippo “Magjia e Madhe”. Nën regjinë e regjisorit Hervin Çuli dhe me skenografi të Noset Shijakut. Pjesa e vënë në skenë është një copëz jete, ku gjithsecili në një moment të caktuar apo në pjesën më të madhe të jetës gjen vetveten. Komedia” Magjia e madhe ngjiti në skenën e teatrit të Korçës 20 aktorë, nga më të njohurit e skenës, si Marko Bitrakun, Zamira Kitën, Ligoraq Rizën, Natasha Andonin, Naum Tarovën, Kiço Kerrin, Shkëlqim Jaupin, Guri Koçon, Albano Prodani, por edhe emra të rinj të talentuarish.

Për rreth 2 orë, artëdashësit korçarë kanë mundur të ndjekin lojën e shkëlqyer të aktorëve, batuta të ndryshme për jetën dhe iluzionin e saj të veshur me petkun e komedisë. Komedia e Eduardo de Filippos e vënë për herë të parë në skenën korçare ka ngritur para artëdashësve pyetjen e madhe: Jetojmë me të vërtetë një gjë reale apo gjithçka është një iluzion dhe kujtojmë se e jetojmë atë që nuk është e vërtetë?

Për regjisorin Ervin Çuli kjo ka qenë eksperienca e parë pranë teatrit “Andon Zako Çajupi” ku ndryshe nga të gjithë regjisorët e tjerë ai i ka besuar totalisht trupës të aktorëve korçarë. Edhe pse e përqendruar në realitet në qytetin e Napolit”Magjia e Madhe” përfshin në thelb kronikën e jetes së çdo qyteti.

(di/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza