DURRËS-Një 75-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e pallatit.

Sipas informacioneve nga policia mësohet se 75-vjeçari me incialet R.K është ngjitur në tarracë për të rregulluar antenën e televizorit, por fatkeqësisht ka rënë aksidentalisht.
 
I moshuri nuk ka mundur t'i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. 


[gallery]20057[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com