Gazeta e majtë greke "Avgji" (Agimi) njoftoi sot se figura më e famshme e manifestimeve kundër masave shtrënguese që përfshinë Athinën, qeni Lukanikos kishte ngordhur, personalitet i vitit 2011 i të përjavshmes "Time" për kurajon e tij për të treguar dhëmbët kundër forcave të sigurisë.
Ishte kjo kurajo që do ta mposhte qenin hero. E përditshmja vijon, duke cituar një veteriner që e ndiqte, se shëndeti i Lukanikosit ("salçiçe në greqisht, emër që ia kishin vendosur manifestuesit) ishte rënduar nga gazi lotsjellës gjatë manifestimeve të shoqëruara me incidente shumë të rënda nga ana e policisë nga viti 2009 deri në 2012-n.
"Organet e tij ishin mbushur me gaz lotsjellës, trupi i tij ishte mbuluar nga plagët e shkopinjve të tyre të gomës", vijon "Avgji", e përditshme e partisë së majtë radikale "Syriza".
Prej dy vitesh, Lukanikos e kishte lënë frontin e manifestimeve duke u kthyer i lodhur dhe i sëmurë në shtëpinë e të zotit, një qytetar i Athinës, i cili e kishte quajtur më parë, para manifestimeve "Teodor". Ai ngordhi në gjumë në një datë që nuk është specifikuar dhe prehet në hijen e një peme në një kodër në qendër rë kryeqytetit.
Kafsha me qime të bardhë ishte një prej qenve të shumtë të rrugëve, megjithatë i identifikuar nga mbajtja e një qaforeje, në qytetet greke që nuk kanë vende të mjaftueshme për strehimin e kafshëve të braktisura.
Zbuluar që prej manifestimeve të para kundër masave shtrënguese nga fotografët e shtypit, të cilin e bënë një prej subjekteve të tyre më të preferuar, Lukanikos fitoi famë botërore kur e përjavshmja "Time" e bëri një prej personaliteteve të vitit 2011, përkrah manifestuesve të tjerë që kishin protestuar në atë vit në mbarë botën, që prej revolucioneve të Pranverës Arabe deri në lëvizjen "Occupy Wall Street".
Lukanikos ka një llogari në rrjetin social Facebook dhe një faqe Wikipedia me emrin "Riot dog" ("qeni i trazirave").
ATSH
/Shqiptarja.com