Një fermë në fshatin Domen të njësisë Postribë në Shkodër është vendosur në karantinë, pas shfaqjes së një sëmundjeje të dyshuar virale dhe shumë ngjitëse mes bagëtive.
Alarmin e ka dhënë vetë fermeri Zamir Milani, i cili ka raportuar ngordhjen në rrethana të pazakonta të dy krerëve. Sipas tij, simptomat e sëmundjes janë vërejtur edhe në ferma të tjera të zonës, ndonëse shumë prej fermerëve nuk kanë bërë njoftim zyrtar.
“Simptomat e sëmundjes kanë filluar para dy javësh. Bagëtive iu shfaqën puçra në gojë edhe te pjesa e gjoksit. Situata është shumë e rëndë pasi dy bagëti më ngordhën. Kam investuar 6 milionë lek, kërkoj një përgjigje nga Ministria. Bagëtitë i kam blerë para tre muajsh. Kam kontaktuar me një veteriner dhe më ka thënë që kjo sëmundje është shumë e përhapur në Greqi. Unë i kam blerë për qumësht. Kjo sëmundje këtu është përhapur rreth 60%”, tha Zamir Milani.
Kreu i Shërbimit Veterinar në Shkodër, Muhamed Bisha, ka konfirmuar se janë marrë mostra gjaku nga bagëtitë për analizim në laboratorin veterinar në Tiranë, dhe rezultatet priten brenda 48 orësh. Sipas tij, problemi kryesor është blerja e bagëtive të pa matrikulluara dhe pa certifikatë origjine.
"Pas marrjes së informacionit së bashku me grupin e punës erdhëm në zonë. Kemi marrë mostrat e gjakut. Sot do të dërgohen në Institutin e Referencës Veterinare në Tiranë. Përkohësisht ferma është vendosur në karantinë. Dyshohet për 2-3 sëmundje por ende mund ta konfirmojmë. Analizat do të dalin pas 48 orësh”, tha Bisha.
Nga ana tjetër, fermeri ka kundërshtuar pretendimet e zyrtarit, duke theksuar se në tregjet e bagëtive nuk ka kafshë të matrikulluara.
Aktualisht, në karantinë është vendosur vetëm ferma ku u evidentua ngordhja e bagetive, ndërsa në fermat e tjera të zonës së Postribës nuk janë marrë masa parandaluese.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.6%
-
Jo
34.4%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 3601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjyqi ndaj Kristjan Shkrelit/ Rrëfehen dëshmitarët, SPAK kundërshton deklaratat: Ndryshuan dëshmitë për votat dhe makineritë!
2 Prill, 16:02
-
33 shoferë në ndjekje penale në Shkodër, mbi 1300 gjoba për parkim të gabuar gjatë marsit
2 Prill, 15:20
-
Në kërkim për kultivimin e 130 bimëve kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Vaun e Dejës
2 Prill, 13:38
-
'Amaneti i martirëve na thërret', Ilir Meta kujton 2 Prillin nga burgu: Të bashkohemi kundër narkodiktaturës
2 Prill, 12:45
-
Incident tek memoriali i 2 prillit në Shkodër, militanti i PD-së përdhos kurorat me lule të Bashkisë, reagon Benet Beci: Respekt i përjetshëm për dëshmorët
2 Prill, 12:29
-
Masakra e 2 prillit, Shkodra nderon viktimat e fundit të regjimit komunist! Demokrati heq kurorat e Bashkisë, Berisha akuza për integrimin
2 Prill, 11:47
-
Tentoi të vriste me armë zjarri të riun në Shkodër, arrestohet 32-vjeçari në kryeqytet! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT + VIDEO)
2 Prill, 11:27
-
Kishin mbjellë filiza kanabisi, arrestohen tre familjarë në Malësi të Madhe! Njëri prej tyre tenton t’ia mbathë duke kapërcyer murin! Në kërkim 52-vjeçari
1 Prill, 11:59
-
Iu gjetën në banesën e vjetër 10 kg kanabis, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër! Përdorte motobarka për trafikimin e drogës
1 Prill, 09:43
-
Rritja e çmimit, shkodranët në Mal të Zi për naftë, fluks i lartë automjetesh në pikën doganore të Muriqanit
31 Mars, 20:03
-
Velipoja përgatitet për sezonin veror, Benet Beci: S’ka më ndërtime pa leje, standarde të reja për pushuesit
31 Mars, 11:33
-
Çlirohet hapësira para shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, rritet siguria për nxënësit
30 Mars, 13:01