Një fermë në fshatin Domen të njësisë Postribë në Shkodër është vendosur në karantinë, pas shfaqjes së një sëmundjeje të dyshuar virale dhe shumë ngjitëse mes bagëtive.
Alarmin e ka dhënë vetë fermeri Zamir Milani, i cili ka raportuar ngordhjen në rrethana të pazakonta të dy krerëve. Sipas tij, simptomat e sëmundjes janë vërejtur edhe në ferma të tjera të zonës, ndonëse shumë prej fermerëve nuk kanë bërë njoftim zyrtar.
“Simptomat e sëmundjes kanë filluar para dy javësh. Bagëtive iu shfaqën puçra në gojë edhe te pjesa e gjoksit. Situata është shumë e rëndë pasi dy bagëti më ngordhën. Kam investuar 6 milionë lek, kërkoj një përgjigje nga Ministria. Bagëtitë i kam blerë para tre muajsh. Kam kontaktuar me një veteriner dhe më ka thënë që kjo sëmundje është shumë e përhapur në Greqi. Unë i kam blerë për qumësht. Kjo sëmundje këtu është përhapur rreth 60%”, tha Zamir Milani.
Kreu i Shërbimit Veterinar në Shkodër, Muhamed Bisha, ka konfirmuar se janë marrë mostra gjaku nga bagëtitë për analizim në laboratorin veterinar në Tiranë, dhe rezultatet priten brenda 48 orësh. Sipas tij, problemi kryesor është blerja e bagëtive të pa matrikulluara dhe pa certifikatë origjine.
"Pas marrjes së informacionit së bashku me grupin e punës erdhëm në zonë. Kemi marrë mostrat e gjakut. Sot do të dërgohen në Institutin e Referencës Veterinare në Tiranë. Përkohësisht ferma është vendosur në karantinë. Dyshohet për 2-3 sëmundje por ende mund ta konfirmojmë. Analizat do të dalin pas 48 orësh”, tha Bisha.
Nga ana tjetër, fermeri ka kundërshtuar pretendimet e zyrtarit, duke theksuar se në tregjet e bagëtive nuk ka kafshë të matrikulluara.
Aktualisht, në karantinë është vendosur vetëm ferma ku u evidentua ngordhja e bagetive, ndërsa në fermat e tjera të zonës së Postribës nuk janë marrë masa parandaluese.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Janar, 22:15
Arrestimi i Maduros, si e vlerësoni sulmin e SHBA-ve në Venezuelë?
-
Të drejtë
38.6%
-
Të gabuar
50.2%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e 67-vjeçarit në Shkodër, Gert Bushati pranon krimin: Tritolin e vendosa unë, por më thanë që duhej vetëm për ta trembur! Gjykata lë në burg 4 të akuzuarit
5 Janar, 10:08
-
‘S’ka si atdheu’, apeli i priftit gjerman që ndihmon në veri: Mos ikni nga vendi, të ofrohen punë dhe shërbime
4 Janar, 16:49
-
Aksi rrugor që lidh Shkodrën me Malin e Zi drejt përfundimit, lehtësi për vendasit dhe turistët
4 Janar, 16:15
-
Moti i keq/ Rrugët në veri të kalueshme, dëbora i lë vendin shiut! Reshje deri më 7 janar, autoritetet apelojnë për kujdes! Pezullohet lundrimi i trageteve në Vlorë
4 Janar, 13:49
-
DETAJE nga atentati në Shkodër, tritoli u la 2 ditë i pashpërthyer te sahati i energjisë elektrike, e montoi Gerti Bushati! Mister motivi dhe porositësi i vrasjes së 67-vjeçarit
3 Janar, 11:11
-
Moti i keq/ 3 akse të prekura nga reshjet, shembet rruga në Shkodër! Mungesë energjie në disa fshatra në Fushë Arrëz dhe Pukë
3 Janar, 09:57
-
Malësi e Madhe/ I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike, arrestohet 35-vjeçari (VIDEO)
3 Janar, 09:50
-
Reshjet e borës në qarkun e Shkodrës, raportohet për disa familje të bllokuara në disa akse rrugore! Mes tyre edhe fëmijë
2 Janar, 20:14
-
Reshjet e dëborës në Shkodër, vijon normalisht qakullimi i mjeteve, s'ka akse rrugore të bllokuara
2 Janar, 11:40
-
Moti i keq 'pushton' vendin, bora mbulon veriun e juglindjen! 200 makina vështirësi qarkullimi drejt Koplikut! ARRSH: Përdorni goma dimri dhe zinxhirë (VIDEO)
2 Janar, 11:12
-
Shkodër/ 67-vjeçari u ekzekutua nga vrasës me pagesë, 4 të rinj në pranga! Shpërthim i telekomanduar tritoli në panelin elektrik, mister porositësi (VIDEO)
2 Janar, 10:33
-
Pukë/ Shkrumbohet nga zjarri një banesë, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak një shkëndije elektrike (VIDEO)
1 Janar, 20:24