TIRANE- Temperaturat e ulëta janë bërë shkak për ngrica në disa prej akseve rrugore në vend. Ministria e Transporteve ka publikuar listën e rrugëve me prezencë ngrice. Sipas njoftimit të kësaj ministrie, ngrica ka patur në akset e Dibrës dhe në Autostradën e Kombit, ndërsa thuhet se nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.
 
Ministria e Transporteve njofton se kontraktorët kanë marrë masa për hedhjen e kripës në këto akse rrugore, në mënyrë që të evitohen problemet.
 
Po kështu, ngrica ka patur edhe në disa akse në rajonin jugor e juglindor. Në akset rrugore të Korçes ka patur ngrica, për shkak të temperaturave të ulëta, dhe sipas ministrisë së Transporteve është bërë trajtimi me kripë i akseve. Ndërsa bëhet me dije se nuk ka probleme per qarkullimin edhe në këtë qark.