Temperaturat e ulëta që kanë shoqëruar prej ditësh rajonin e Kukësit, kanë bërë që në të gjitha rrugët të mbizotërojnë ngricat që kanë sjellë edhe një minimizim të qarkullimit të banorëve nëpër rrugë.

kukes

Probleme janë shënuar në disa rrugë të zonave të thella malore, por Rruga e Kombit qarkullohet pa zinxhirë. 

kukes

Gjatë gjithë kësaj periudhe në këto akse është hedhur kripë,në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të bëhet pa problem nga drejtuesit e automjeteve të vogla dhe atyre të tonazhit të rëndë.

kukes
Mjetet e firmave kontraktore janë në gadishmëri për të ndërhyrë në rastet e situatave emergjente. 

Në Bashkinë Kukës probleme me qarkullimin ka Njësia Administrative Arrën.


kukes
Nga Bashkia Kukës po punohet në të gjithë territorin si nga firma kontraktore ashtu dhe me  mjete të marra me kohë të kufizuar për lidhjen e të gjithë  fshatrave në  administrim të  saj.


kukes
Aktualisht nuk ka rrugë rurale të bllokuar por qarkullimi është i vështirë oër shkak të shtresave të akullit. 

Në Bashkinë Has  dhe në Bashkinë Tropojë aktualisht nuk ka probleme me akset rrugore rurale. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)