Ngricat ‘pushtojnë vendin’, ARRSH: Këto janë akset më problematike! Lëvizni me goma dimërore ose zinxhirë

Ngricat ‘pushtojnë vendin’, ARRSH: Këto janë akset më problematike! Lëvizni me goma dimërore ose zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion të përgjithshëm sa i përket situatës së akseve rrugore në vendin tonë, zonat që paraqiten problematike dhe rrugët ku duhet përdorur patjetër zinxhirët.

"Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit

Rajoni verior
Qarkullohet me zinxhirë:
Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

Rajoni qendror
Qarkullohet me zinxhirë:
Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

Rajoni jugor
Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites. Kontraktorët janë në terren  për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore", thuhet në njoftim. 

 


Lajmi kryesor:

Pas borës, ngricat 'pushtojnë' vendin! ARRSH: Këto janë akset më problematike! Pas orëve të tëra në pritje, zhbllokohet një korsi në Qafë Thanë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë