Ngricë dhe temperatura të ulëta, autobusi bie nga 30 metra lartësi në Turqi, humbin jetën 3 persona, plagosen 18 të tjerë, 1 në gjendje të rëndë

Ngricë dhe temperatura të ulëta, autobusi bie nga 30 metra lartësi në Turqi, humbin jetën 3 persona, plagosen 18 të tjerë, 1 në gjendje të rëndë

Foto nga aksidenti

TURQI- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Turqi, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 18 të tjerë, njeri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Autobusi me të cilin po udhëtonin qytetarët e përfshirë në këtë aksident, ka humbur kontrollin si pasojë e motit të keq dhe ngricës në rrugë dhe më pas ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash.

Mediat turke shkruajnë se ngjarja ndodhi në rrethin Beykoz të Stambollit, ndërsa si destinacion udhëtarët kishin provincën e Denizli.

Mësohet se mes tre viktimave të konfirmuara deri tani është edhe shoferi.

Të plagosurit nga ky aksident janë dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë