Ngrihen hije dyshimi se diploma
sllovene e Melania Trump s'ekziston

Ngrihen hije dyshimi se diploma<br />sllovene e Melania Trump s'ekziston
Pas skandalit ku bashkëshortja e Donald Trump, Melania u akuzua për plagjaturë, për fjalimin që mbajti në konventën e Partisë Republikane, gazetarët nisën të gërrmojnë për arsimin e saj. Në biografinë zyrtare shkruhet se Melania Trump u diplomua për arkitekturë dhe dizajn në një universitin e Lubjanës, por rreth kësaj diploma janë ngritur hije të mëdha dyshimi.

Biblioteka virtuale sllovene Cobiss, e cila mban të gjitha të dhënat publike përfshirë edhe punët finale akademike nuk ka asnjë të dhënë për Melanija Knavs, pasi me këtë emër njihet bashkëshortja e milirderit Trump në Slloveni. Ndërkohë që nga Universiteti i Lubjanës nuk jepen informacione nëse Melania e ka marrë ose jo diplomën. Fakti tjetër të bën të besosh edhe më shumë se në kohën kur bashkëshortja e miliarderit jetonte në Slloveni nuk ka patur një fakultet arkitekture dhe as dizajni.

Por edhe sot një student slloven mund të ndjekë studimet për arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës ose dizajn në Akademinë e Arteve të Bukura dhe Dizajnit ose në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Inxhinierisë, por të dyja njëherësh nuk mundet. I gjithi ky zbullim erdhi, pasi Melania akuzohet se kopjoi fjalimin e zonjës së Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama.

Redaksia Online 
xh.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump