Ngrihet aktakuzë kundër Naser Kelmendit‏

Sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Naser Kelmendi.

I pandehuri akuzohet për disa vepra penale, duke përfshirë:

“Krimin e organizuar”, (nga neni 274 i Kodit Penal të Kosovës), si udhëheqës dhe drejtues i Grupit të organizuar kriminal;
“Vrasje e Rëndë”, (nga neni 147 i Kodit Penal të Kosovës), e Ramiz Delalic, në Sarajevë, në vitin 2007;

Akuza të shumta siç janë: “Blerja, posedimi, shpërndarja ose shitjen e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”, (nga neni 229 i Kodit Penal të Kosovës);

“Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”, (nga neni 230 i Kodit Penal të Kosovës), duke përfshirë sasi të shumëfisha të 100 kg heroinë, 150,000 tableta ekstazi dhe 2.5 ton acid anhidrid acetik, një shenjë paralajmëruese kimike.

Naser Kelmendi u arrestua më 6 maj 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë, të lëshuar nga autoritet boshnjake dhe që nga atëherë ka qenë në paraburgim në Kosovë.

Më 1 qershor 2012, nga Departamenti i Thesarit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm, si një trafikant i lëndëve narkotike.

Marrë nga Gazeta Ekspress

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës