Mundësia se mund të mos jenë më bashki por t’i bashkohen Librazhdit me hartën e re territoriale që pritet të propozohet nga socialistët ka mbledhur edhe një herë tjetër të shqetësuar banorët e Përrenjasit.

Ata kanë krijuar Aleancën për Mbrojtjen e Territorit, që ka si qëllim hartimin e një drafti që mbron sipas tyre me fakte dhe argumente, pse duhet të qëndrojnë më vete

“Ruajtja e këtij identiteti dhe zhvillimi i komunitetit kërkon angazhimin e ccdo qytetari. Pikërisht mbi këtë bindje lindi Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Prrenjasit, një platformë qytetare informale e pavarur, jo partiake dhe vullnetare, që bashkon qytetarët për një qëllim të përbashkët: mbrojtjen e interesit publik dhe zhvillimin e Bashkisë Prrenjas. Ne përmes peticionit kërkojmë që çdo vendimmarrje të merret vetëm pas një procesi transparent dhe në përputhje me ligjin. Ne kërkojmë pezullimin e procedurës deri në fundin e konsultimit publik, zhvillimine një dëgjese në Prrenjas, publikimin e dokumentacionit të propozimit, shqyrtimin e argumentave të komunitetit para çdo vendimi përfundimtar, të merret në konsideratë mbajtja e një referendumi” tha Ardit Facja

“Prrenjasi do të qëndrojë. Ne kemi dhënë fjalën dhe besën që Prrenjasi do të jetë bashki më vete” tha një qytetar.

“Kam lindur këtu në Prrenjas. Jemi 4 breza. Prrenjasi po të shkojë në Librazhd, le t’i vënë rrota e ta çojnë atje se ne nuk lëvizim nga vendi. Qyteti është qytet minatorësh. Nëse e marrin me kuzhineta le ta marrin” tha një tjetër

Gjatë një takimi të zhvilluar për këtë qellim, pjesëmarrësit  kërkuan nga çdo parti politike të mos përfshihet në kauezën e tyre. Sipas organizatorëve, simpatitë dhe bindjet politike të gjithësecilit, nuk mund të ndikojnë në qëllimin e mbrojtjes së familjes së përbashkët dhe të ardhmes ekonomike, sociale e kulturore.