TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë ka miruatuar ditën e sotme me 102 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për Dekriminalizimin. Vendimi i marrë sot nga Kuvendi i cili kishte konsensusin e të gjithë forcave politike në vend, vjen pas draft-rezolutës së firmosur në fund të vitit të kaluar mes mazhorancës dhe opozitës me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.
Ashtu siç u bë e ditur nga Kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryetar i Komisionit për Dekriminalizimin do të jetë deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi.
Anëtarë të tjerë nga radhët e opozitës do të jenë deputetët Eduard Halimi dhe Gent Strazimir. Ndërkohë nga mazhoranca pjesë e këtij komisioni do të jenë Ulsi Manja, Armando Subashi, Pirro Lutaj dhe Spartak Braho.
Ngritja e këtij Komisioni me votimin pro të të dy palëve politike, shënon edhe nisjen konkrete të dekriminalizimit të Parlamentit, ashtu siç u ra dakord mes forcave më të mëdha politike në fund të dhjetorit të vitit 2014.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com