Ngrihet shtatorja e Migjenit në
Pukë bashkë me “Lulin e Vocërr”

Ngrihet shtatorja e Migjenit në<br />Pukë bashkë me “Lulin e Vocërr”
Në qytetin e Pukës u përurua sot shtatorja e poetit dhe prozatorit të shquar shqiptar të viteve ‘30, Millosh Gjergj Nikolla, që në letërsi njihet me emrin Migjeni.

Gjatë ceremonisë së organizuar sot në Pukë, vepra e realizuar nga skulptori pukjan Ardian Pepa, u vendos në qendër të qytetit.

Shtatorja është realizuar falë dashamirësisë së Fran Gjokës, artistit pukjan që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka financuar realizimin e kësaj vepre.

Pjesë e shtatores së Migjenit është edhe Luli i Vocërr. Shtatorja e Migjenit konsiderohet si një rikthim në Pukë në kuadër të 80-vjetorit të mbërritjes së tij si mësues në në këtë qyte, pikërisht me 18 prill.
 
Me këtë rast bashkia e Pukës ka organizuar një ser veprimtarish krahas krahas zbulimit të shtatores në praninë e zëvëdësminitsrit të Kulturës Zef Çuni. Migjeni është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare.
 
Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare.

Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndrrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë.

Një nga prozat më të njohura të tij është "Luli i vocerr", që iu bashkangjit veprës. Kujtojme me këtë rast disa rreshta nga Luli i Vocërr, të cilin Migjeni e bëri të pavdekshëm: 

Askush s'e njef Lulin. As shoket e tij, qe perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thane se e njofin, por ata lozin per hesap te vet e Luli i shikon per hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe femijte, ashtu dhe Luli. More Lul! Shume heret ke fillue me shikue punen tande!
Kur Luli hyn n'oborr te shkolles, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjale s'i thote. Ece ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ece deri sa te mbrrije ne cak te vet. Aty, te dera e rrugines shkollore, shume i pelqen te qendroje. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta te diellit ne keto ditet e vjeshtes. Mbeshtetet Luli per mur, grushtat e vogjel i shtje nder xhepa, hunden picrroke te kuqun nga te ftoftit e mengjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qe ma teper terhjek vemendjen jane çizmet qe i kane te veshun disa shoke te tij. Sa te bukaura jane! Si shkelqejne! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojne syte nder tullumbat e veta, neper te cilat shifen fare mire te pese gishtat e kambeve te zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qe ka cizmet ma te reja. Ulet dhe shef ne lustrin e cizmes kambet e veta te zbathuna - aq shume shkeqejshin cizmet!!! Mbasi shoku me cizme fluturoi, Luli ngadale shkoi te caku i vet, ne diell, t'i ngrohi kambet. - Por kur ka diell, si ja ban i shkreti Lul? Ndoshta ja bajne hallin apostujt e meshires dhe te dashunis...Noshta, ndoshta...Nganjiherë i afrohet mesuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyren e dlire dhe pa puca, mesuesi ja ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pellumbi, dhe kishte me dashte t'i fale dicka mesuesit. Por vjollca nuk ka. Vec ne i falte tollumbat e veta, qe kane hapun gojen si me dashte me e hanger mesuesin. Po, po, tollumbat e Lulit te vocerr kane me e hanger mesuesin.” Migjeni pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?
”, etj.

migjeni

(Shtatorja e Migjenit

migjeni


(Shtatorja e Migjenit)
migjeni

(Shtatorja e Migjenit)
migjeni

(Shtatorja e Migjenit)

migjeni

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri