'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët

Ministri i Jashtëm Igli Hasani e quajti realist propozimin e kryeministrit Edi Rama drejtuar udhëheqësve të Kosovës të zbatojnë njëanshëm të gjitha detyrimet e saj që dalin nga dialogu me Serbinë, për të ecur përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Madje zbuloi se një propozim I tillë është konsultuar dhe me partnerët ndërkombëtare.

“Dialogu në momente të caktuara ishte shndërruar në akuza të ndërsjellta dhe propozimi kryeministrit është I qartë, realist dhe I hap mundësinë sidomos Prishtinës të avancojë maksimalisht në të ardhmen e vet drejt integrimit në BE. Të diskutojë e të përmbushë detyrimet me BE. Kjo logjikë, ofertë e mendësi u tha hapur në kuvendin e Kosovës. Është logjikë e diskutuar nga partnerët. Ne shpresojmë të dalim nga faza elektorale e përfitimeve të  vogla për zgjedhjet e fillim shkurtit e ta shohim Kosovën si shtet sovran pjesë e një familjeje të rëndësishme si ajo e BE-së.”

Çfarë propozoi kryeministri Rama?

“Në këtë fazë kaq vendimtare për rrugën e saj të integrimit evropian dhe euroatlantik Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë siç thoni ju, pa afat dialogun e saj dypalësh me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj verior duhet ta synojë nëpërmjet dialogut dypalësh me Bashkimin Evropian, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me Bashkimin Evropian. E thënë ndryshe, Kosova mund t’ia jap familjes evropiane dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut provën e padiskutueshme të vullnetit dhe përkatësisë së vet në gjirin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke i përmbushur unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027


S.G/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave