Ngritja e KLP-së, Vasili: Strukturë e kapur nga qeveria e Ramës

Ngritja e KLP-së, Vasili: Strukturë e kapur nga qeveria e Ramës

Petrit Vasili, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI

Pas mbledhjes që u zhvillua  këtë të hënë për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku është hapur së fundi gara për hapjen e Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion , Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj këtij institucioni, duke e konsideruar KLP-në një institucion me integritet të ulët dhe të kapur nga kryeministri, Edi Rama.

Përmes një statusi në proflin e rrjetit social, Vasili shprehet se asnjë alibi nuk mund ta justifikojë paligjshmërinë dhe mungesën e rregullave  më të cilën po vepron ky organ për shkak të vakancave të krijuara dhe se e gjithë kjo, sipas tij është  në funksion të Kryeministrit Edi Rama për të mbyllur aferat e qeverisë së tij.

"KLP nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë ligjet pai kjo është një e drejtë vetëm e Gjykatës Kushtetuese si edhe nuk mund të marrë pushtetin e Parlamentit i cili është i vetmi që mund të miratojë ligje", shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Keshilli i Larte i Prokurorise me integritet shume te ulet dhe ne funksion te kapjes !!!  KLP integriteti teper te ulet te cilit njihet publikisht,sepse pjesa dermuese e anetareve te tij jane kontestuar nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit si pa integritet dhe jo vetem nga ONM,megjithate vazhdon te marre vendime. Ecja ne kete rruge eshte ne funksion te kapjes nga kryeministri per te mbyllur aferat e pafund te tij dhe qeverise se tij, ndaj i duhet nje KLP e kapur dhe organe qe ngrihen prej saj gjithashtu te kapura.

Keshilli i Larte i Prokurorise, megjithese ligji i mundesonte konstituimin,por i pengonte veprime te tjera, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet perkatese,po vazhdon ne rrugen e paligjshmerise. Dispozita,që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisësë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

Pra ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet, dhe nuk ekziston asnjë rregull se cfarë të drejtash ka KLP dhe cfarë aktesh nënligjore mund të vendose. KLP nuk ka asnjë të drejte te interpretoje ligjet pai kjo eshte nje e drejte vetem e Gjykates Kushtetuese si edhe nuk mund te marre pushtetin e Parlamentit i cili eshte i vetmi qe mund te miratoje ligje. KLP ndalu me paligjshmerine dhe kapjen!!!Asnje alibi nuk mund te justifikoje paligjshmerine dhe kapjen qofte kjo e shkruar ne shqip apo anglisht..

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja