Mbledhja për krijimin e SPAK, KLP iu lë 1 muaj kohë prokurorëve që të aplikojnë për 15 vende bosh

TIRANË- Është zhvilluar sot mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku është hapur gara për krijimin e SPAK, ose prokuroria Speciale Anti-korrupsion. KLP vendosi sot që tju japë një muaj kohë prokurorëve në të gjithë vendin që të aplikojnë për tu bërë pjesë e SPAK. Janë 15 vende bosh për të gjithë prokurorët e rretheve dhe Tiranës që të mund të bëhen pjesë e prokurorisë Speciale. Të tjera pika që janë diskutuar sot në mbledhjen ishte edhe kërkesa e prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsi Çela për t’u kthyer në punë tek Krimet e Rënda. Hajdarmataj dhe Çela refuzuan të jepnin pretencën për grupin e Emiljano Shullazit (Lexo këtu).  KLP vendosi t'a shtyjë me një javë vendimin për dy prokurorët me argumentin se kryeprokurorja Arta Marku ka dorëzuar një material shtesë për këtë cështje. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raportoi se sot u vendos që 6 magjistratët që kanë 4 muaj që presin të emërohen të jenë pjesë e administratës së KLP dhe tw ndihmojnw nw krijimin e kwsaj administrate

Por çfarë është SPAK njohur si Prokuroria e Posaçme?

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Kërkesa e Hajdarmatajt dhe Çelës, kreu i KLP: Kryeprokurorja Arta Marku ka sjellë material shtesë, vendimi shtyhet me një javë

Është shtyrë për 1 javë dhënia e vendimit për kërkesën e dy prokurorëve, Olsi Çela dhe Besim Hajdarmataj, që kërkojnë rikthimin tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi, tha se kryeprokurorja Arta Marku ka sjellë një material shtesë për këtë çështje. “Çështja e dy prokurorëve që rikthojnë të rikthehen tek Krimet e Rënda. Kryeprokurorja Arta Marku ka sjellë një material shtesë për këtë çështje dhe propozoj 1 javë afat për t’u shqyrtuar ky material që më pas të merret një vendim."- u shpreh Ibrahimi.

Ora 10:52
Mbledhja e KLP/ Nuk emërohen përkohësisht 6 magjistratët, do ndihmojnë për krijimin e administratës

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është vendosur që 6 magjistratët e paemëruar në detyrë të mos emërohen përkohësisht. KLP vendosi që meqënëse këta magjistratë marrin pagesë, ata mund të kontribuojnë pranë KLP për të ndihmuar në krijimin e administratës.

Ora 10:21
Krijimi i SPAK/ KLP iu jep 1 muaj kohë prokurorëve që të bëhen pjesë e prokurorisë Speciale

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dhënë afat 1 muaj të gjithëve prokurorëve në vend që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK, ose Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion. Sipas ligjit afati për t’u bërë pjesë e SPAK është minimum 2 javë kohë, ndërsa KLP vendos 1 muaj. KLP vendosi sot edhe numrin e vendeve bosh, dhe janë 15 vende bosh në total për prokurorët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 07/01/2019 11:56

    policia edhe shish duhet te rri gati kete muaj se mona, likja, sala,basha jan kete muajn ne ZI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë