Ngritja e organeve të sistemit të drejtësisë, Gent Ibrahimi raporton nesër në Kuvend

Ngritja e organeve të sistemit të drejtësisë, Gent Ibrahimi raporton nesër në Kuvend

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi do të raportojë ditën e nesërme para Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Reformës në Drejtësi.  

Mësohet se Ibrahimi do të raportojë për punën që po bëhet për ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

Seanca është parashikuar të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, salla e mbledhjeve të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut.

Komisioni i Pavarur përbëhet nga 5 anëtarë, profesionistë në fushën e të drejtës, që zgjidhen nga Kuvendi, dhe ka objekt të veprimtarisë së tij monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 23/09/2019 12:25

    Po ngrijeni me SPAK-un se late nam,turp 10 prokurore te zot e te denje nuk paska ky vend!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI