Ngritja e SPAK, ambasada e SHBA thirrje prokurorëve: Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë

Ngritja e SPAK, ambasada e SHBA thirrje prokurorëve: Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë

Ambasada e SHBA në Tiranë

TIRANË - Ambasada amerikane në Tiranë ka ftuar prokurorët që të aplikojnë për t'u bërë pjesë e SPAK-ut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA thekson se Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti i atyre që do bëhen pjesë. Duke ftuar prokurorët që të mos hezitojnë të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë, ambasada amerikane publikon edhe kriteret e nevojshme për t'u zgjedhur prokuror i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). 

Postimi i ambasadës së SHBA

“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune. Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK. Aplikoni këtu

Tre janë prokurorët që kanë aplikuar deri tani për të qenë pjesë e SPAK. Besnik Muçi, Klodian Braho dhe Anton Martini janë prokurorët e zyrtarizuar si kandidatë. Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në datë 6 shkurt. Gara për SPAK u çel më 7 janar të 2019. Aplikimi për të qenë pjesë e SPAK nuk ka kusht kalimin e Vettingut ku mund të garojnë si ata që e kanë kaluar me sukses ashtu edhe ata që ende nuk i janë nënshtruar këtij procesi, por çdo aplikues duhet të ketë një eksperiencë jo më pak se 10 vite si prokuror.

Prokurori Martini iu bashkua sot garës për në SPAK (Lexo këtu). Ai është një emër i njohur, pasi më parë ka mbajtur postin e drejtuesit të prokurorisë së Shkodrës, por edhe pozicione të tjera, ndërsa tani është prokuror te Krimet e Rënda. Disa nga dosjet që ai ka hetuar janë; Banda e Lushnjes, banda e Durrësit, banda e Cërrikut, Arben Frokun, Lazaratin, përfshirë vrasjen e Policit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Por çfarë është SPAK?
Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.

Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandate nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë