Ngrohje kolektive në salla, zgjidhja e Gjermanisë për personat që nuk munden të përballojnë faturat gjatë dimrit

Ngrohje kolektive në salla, zgjidhja e Gjermanisë për personat që nuk munden të përballojnë faturat gjatë dimrit

Ndërtesa që do të përgatitet si sallë ngrohjeje

Autoritetet e qyteteve gjermane po formojnë shtabet e krizave dhe po bëjnë plane për të siguruar ngrohjen e qytetarëve që nuk do të mund të përballojnë çmimin e faturat e tyre gjatë dimrit të ardhshëm, shkruan “Bild”.

Prandaj, gjithnjë e më shumë qytetet po formojnë aktualisht ekipet përballimin e krizave.

Madje në qyetin Ludëigshafen (Rheinland-Pfalz) po planifikohet të ngrihet një sallë në të cilat qytetarët që nuk mund të përballojnë dot tarifat e ngrohjes mund te shkojnë atje.

"Ne jemi duke u përgatitur për të gjithë skenarët e emergjencës me synimin e vjeshtës dhe dimrit dhe do të  shërbejë si stacioni qendror i ngrohjes " tha kryebashkiaku Jutta Steinruck (59, SPD).

“Bild” shkruan se një plan i ngjashëm ekziston në Neustadt, Frankenthal dhe Landau. Plane të tjera të kursimit të energjisë përfshijnë fikjen e dritave në ndërtesat publike dhe fikjen e semaforëve gjatë natës.

Në qytetin e Rendsburgut është anuluar ndërtimi i sheshit tradicional të Krishtlindjeve. Një zëdhënëse e zyrtarëve të qytetit tha se njësitë e ftohjes përdorin shumë energji elektrike dhe do të ishte e papërgjegjshme të harxhohej energji për shkak të mungesës së parashikuar të gazit.

Autoritetet gjermane prej muajsh i kanë bërë thirrje njerëzve që të kursejë energjinë elektrike për të mbushur depozitat me gaz deri në dimër. Gjermania është shumë e varur nga gazi nga Rusia, por për shkak të sanksioneve, dërgesat janë zvogëluar. Kapaciteti i fabrikës në Gjermani aktualisht është plot 63 për qind.

Të hënën fillon inspektimi i planifikuar vjetor i gazsjellësit Nord Stream, përmes të cilit Gjermania merr gaz nga Rusia. Nga data 11 deri më 21 korrik, dërgesat përmes atij gazsjellësi do të ndalen plotësisht.

Siç raporton më parë “Bild”, referuar parashikimeve të Shoqatës së Strehimit, rritja e çmimit të energjisë elektrike në Gjermani në vitin 2022 do të godasë konsumatorët më shumë nga sa mendohej. Në këtë shoqatë, supozohet se shpenzimet shtesë për amvisëritë e përbëra nga një person do të jenë 2700 euro në vit, ndërsa për një familje katër anëtarëshe – 5000 euro. Metodologjia e llogaritjes nuk shpjegohet në artikull.

Çmimet e energjisë në Gjermani janë rritur që nga fundi i vitit 2021 dhe kjo dinamikë u përshpejtua pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse.

Sipas të dhënave të Entit Federal të Statistikave të Gjermanisë, kostot e energjisë në qershor u rritën me 38 për qind. Qeveria gjermane gjithashtu planifikon t’i japë fund plotësisht varësisë nga gazi rus deri në vitin 2024.

 

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja