Ngujoi familjen për 6 vite në Tiranë, babai i radikalit: Falej në xhami! S'ka dhunuar gruan e fëmijët! Vuante nga probleme të shëndetit mendor, bukën e gojës ia siguronim ne

 

Nazif Laçi, babai i Xherxh Laçit ka mohuar se i biri është radikalist fetar dhe që dhunonte gruan e fëmijët. Në një deklaratë për mediat shprehet se djali kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa bukën e gojës ia siguronin familjarët pasi nuk punonte as vetë, as ruaja.

Ndër të tjera thotë se i biri ka nevojë për insulina dhe pretendon se policët e kanë lënë 3 ditë pa i dhënë mjekimin derisa kanë shkuar familjarët.

“Çdo të premte shkonte e falej në xhami. Radikali nuk bën ato veprime. Njeri më të drejtë e më të sinqertë se ai nuk ka. Punonte me ndershmëri. Ai ka bërë shtëpinë e vet. Nuk ka prekur me dorë as gruan as fëmijët.  Ai nuk ka punuar as në firma, as në ndërmarrje. Bukën e gojës ia kemi sjellë ne, familjarët. Kishte ves, nuk linte askënd, as gruan në punë dhe as vetë nuk shkonte. I kishte mbetur fiksim nga diabeti, e ka goditur në tru që nuk punonte. Nuk linte as tjerët të punonin derisa arriti puna që u bë çfarë u bë. Kishte probleme të shëndetit mendore që herët. Ka qenë me letra të Italisë, e la punën atje dhe erdhi këtu. Sëmundja e ka fajin. Ai duhet të shkojë në spital, jo në burg. 3 ditë e kanë lënë pa insulina. Kemi ardhur mbrëmë këtu, kemi thyer dyert e kemi marrë insulinat për t’ia cuar. Kishin qenë duke e lënë policët duke vdekur.

Ata mund të thonë çdo gjë, por e kanë gabim se dëshmitari jam unë. E di cdo gjë këtu. Fëmijët nuk u regjistruan në gjimnaz se nuk kishin marrë dëftesën. Edhe gruaja s’ka dashur të punojë se ja ku është rrobaqepësia, nuk e kemi larg prej këtu”, tha Laçi.


Lajmi kryesor:

Dëshmitë/ Ngujoi për 6 vite familjen, ekstremisti Gjergj Laçi: I ruaja nga e keqja! I biri: Na thoshte se 'duan t'ju vrasin', mamanë e rrihte


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!