Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë në fshatin Domen të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re 24 vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se është “thellësisht i pikëlluar” nga ngjarja, ndërsa u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.
" Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe.U prehshin në paqe" shkruan Begaj
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur! Erdhën nga Gjermania për pushime (EMRAT)










