Ngushtohen mundësitë e Trump për një mandat të dytë

Ndërsa orët kalojnë presidenti aktual i largohet çdo ditë e më shumë një mandati të dytë presidencial. Pas certifikimit të rezultatit në Xhorxha, Donald Trump ndeshi në një pengesë tjetër, për të përmbysur fitoren e Biden, pasi zyrtarët në Miçigan treguan se do të vazhdonin me vërtetimin e rezultateve. Agjencia e zgjedhjeve në Miçigan rekomandoi që rezultatet e 3 nëntorit të certifikohen javën e ardhshme.

Rekomandimi u postua në internet me njoftimin zyrtar për mbledhjen e së hënës të autoriteteve vendase.  Byroja Shtetërore e Zgjedhjeve tha se 83 qarqet e Miçigan kishin dërguar rezultatet e tyre të certifikuara në Lansing.

“Ashtu si në zgjedhjet e kaluara, disa juridiksione bënë gabime në raportimin e rezultateve jozyrtare natën e zgjedhjeve. Këto gabime i atribuohen të gjitha gabimeve njerëzore në funksionimin e mjeteve të përdorura për të raportuar rezultate jozyrtare, nuk ndikuan në tabelën aktuale të votave dhe u identifikuan dhe korrigjuan ose para ose gjatë numërimit”, thuhet në rekomandim.

Biden mundi Trump me më shumë se 150,000 vota, duke forcuar pozitën e tij si i zgjedhur për president.

Pas një vargu humbjesh në përpjekjet e tij për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve, ekipi i Trump shpreson të bindë legjislaturat e kontrolluara nga republikanët në shtetet kryesore që të injorojnë rezultatin dhe të deklarojnë  atë fitues.  Ndër taktikat e përdorura së fundmi: thirrjet telefonike personale të presidentit me zyrtarët lokalë të zgjedhjeve që po përpiqen të anulojnë çertifikimin e zgjedhjeve në Miçigan, përpjekjet e një sfide ligjore që Pensilvania të mos respektojë votën popullore dhe presioni ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve në Arizona për të vonuar çertifikimin e votave. Ekspertët i shohin këto si përpjekjet e fundit të dëshpëruara, nga ekipi i fushatës së presidentit Trump, megjithatë nuk ngurojnë të theksojnë se dëmi Trump po i bën demokracisë është i jashtëzakonshëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja