Ngushtohen vetëm në dy
zhanre çmimet letrare 2013

Ngushtohen vetëm në dy<br />zhanre çmimet letrare 2013
TIRANE - Ministria e Kulturës ka ndarë dje vetëm 2 çmime: atë të veprës më të mirë letrare dhe atë të përkthimit më të mirë letrar për vitin 2013. Ndërkohë mungojnë zhanret e tjera që figuronin në listën e çmimeve sipas traditës së viteve të kaluara të MK, si poezia, studimi kritik letrar dhe letërsia për fëmijë, etj. Çmimin për veprën më të mirë letrare për vitin 2013 e mori Thanas Medi me veprën e tij “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”. Ndërsa çmimin për përkthimin më të mirë letrar për vitin 2013 e mori Guljelm Deda për veprën “Orlandi i Çmendun” të Ludoviko Ariostos.

Vepra e Ariostos u përkthye nga italishtja në dialektin geg dhe nuk u arrit të botohej asnjëherë nga G.Deda i cili u internua gjatë kohës së komunizmit, e më pas ndërroi jetë në vitin 1994. Çmimi i përkthimit të Dedës iu dorëzua Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit që mundi ta botohej një vit më parë. Këto çmime u dhanë me vendimin e jurisë që përfaqësohet nga Brikena Çabej, Saverina Pasho, Rita Petro, Ridvan Dibra dhe Ben Andoni.

Ministrja e Kulturës Kumbaro e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve e vlerësoi jurinë për punën dhe përkatësinë e dy autorëve, duke u shprehur konkretisht me këto fjalë: “Lumturi letrare është çmimi i fituar nga Thanas Medi! Pranoj që nuk kam arritur ta lexoj. Nuk e njoh autorin. Di që është në librin e dytë të tij, dhe siç sugjeron bindshëm juria është një zbulim i vyer i letrave shqipe të vitit 2013! U përpoqa ta shfletoj në 24 orët e fundit, duke ndjerë në ajër  tharmin e një letërsie të veçantë, të munguar dhe të mbushur me ethe njerëzore e me drama kolektive, me larmi jetësh kulturore e historike.

Fate njerëzore dhe diversitet kulturor, nga ato që i mbartim me vete si breshka zhguallin e vet, si vllehtë kasollet e tyre! Ky roman i shkruar mbi faqen e bardhë të harresës, është një histori me aromë vllahe, lëng toke dhe damarë burri e gruaje plot pasion…..” Ndërsa Guljelm Deda me përkthimin e “Orlandit të Çmendun”, sipas ministres Kumbaro vlerësohet si “Përkthyes i një shkolle të veçantë përkthimi! Ajo e kampeve të internimit dhe e burgut të lirisë! Prej ku dolën, Pashk Gjeçi, Henrik Lacaj, Mark Dema e të tjerë…”

Kumbaro vlerësoi edhe faktin e përkthimit në dialektin geg, duke u shprehur ndër të tjera se “e falënderojmë për gegnishten e mrekullueshme që e radhit këtë tekst, njësoj si përkthimet perla të Pashk Gjeçit, në fondin e artë të leximeve shqipe”.  Më pas ministrja Kumbaro e ka përshëndetur autorin e ndjerë Guilijem Deda me vargjet e para të Orlandit të përkthyera në gjuhën shqipe: “Gratë dhe kalorësit, armët, dashuritë/ Sjelljet këndoj, dhe veprat guximtare!”

Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, si për t’i vënë pikën mbi i çdo diskutimi e pakënaqësie që pati ndër disa pjesëmarrësve dhe të nominuarëve, anëtari i jurisë Ben Andoni, i pyetur nga “Shqiptarja.com” për lënien jashtë vlerësimit të zhanreve të tjera letrare u shpreh se “Është e vërtetë se duhen vlerësuar edhe zhanret e tjera letrare si poezia, tregimi për fëmijë, etj, por Ministria e Kulturws e kulturës kaq mundësi ka. Për çmimet e zhanreve të tjera le të mendojnë edhe institucionet e tjera”...

Thanas Medi

























































Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot