Niada Saliasi, talenti
pika ime e fortë

Niada Saliasi, talenti<br />pika ime e fortë
E re në moshë, por jo në skenën e magjishme të teatrit, ajo është klasifikuar si një nga aktoret më premtuese të këtij shekulli.

Bëhet fjalë për aktoren Niada Saliasi, e cila përmes një rrëfimi në “Shqiptarja.Com” ajo tregon eksperiencat e saj në skenën e teatrit, shexhirim dhe jashtë saj.

“Unë e ndjej veten potente në skenën e teatrit dhe në sheshin e xhirimit, kjo është puna ime, kjo është ajo çka dua unë në jetë”, kështu shprehet aktorja e cila këtë sezon të ri artistik premton shumë.

Pas suksesit me shfaqjen “Zhurma jashtë skene”, Niada na tregon se në fillim të shtatorit do të rrugëtoj me shfaqjen “Shtëpi kukulle” nga dramaturgu norvegjez, Henrik Ibsen, me regji të Sokol Plakollit në Festivalin e Dibrës.

Ndërkohë, ajo thotë se po punon me dy projekte artistike të mëdha, por çdo gjë ngelet për tu zbuluar në momentin e duhur.

Pushimet tuaja duket se prej javësh kanë nisur, ku po i kaloni ditët e nxehta të gushtit?
Është bërë traditë tashmë që pushimet ti kaloj në jug të Shqipërisë me miqtë e mi. Pushime të cilat të japin vullnet për të bërë punë sa më të mira në sezonin e ardhshëm.

Nga skena e teatrit tek Kalaja e Prizrenit, dy ndjesi të ndryshme...si u ngjizën tek ju?
Në fakt, është shumë e thjeshtë për të pasur një bashkëpunim në skenat e ndryshme shqipfolse, pasi rruga për të arritur rolin ëhstë e njëtë... Në Prizren, atmosfera ka qenë shumë e mirë, bashkëpunimi gjihtashtu, kolegët, çdo gjë ka qenë e mirogranizuar dhe unë për asnjë moment se kam ndjerë veten të huaj.

Veç roleve keni spikatur edhe si një moderatore e suksesshme, një formë artistike e pa eksploruar më parë tek ju, ju gëzon apo ju hidhëron ky fakt?
Janë eksperienca që pse jo mos ti provosh! Unë e ndjej veten potente në skenën e teatrit dhe në sheshin e xhirimit, kjo është puna ime, kjo është ajo çka dua unë në jetë.
Kështu që nuk bëhem pishman për asgjë që unë kam kaluar në këto eksplorimi artistik. Jeni karakterizuar si një femër ekstravagante, mendoni se ekstravaganca është arma më e fortë për një artiste? Nuk e kisha dëgjuar më parë për veten këtë gjë, po meqë po e thua mendoj se do e kesh dëgjuar diku... Njeriu ka ngjyra brenda finesës time, brenda ëmbëlsisë time është e vërtetë ka dhe pak ekstravagancë. Pas sukseseve që keni prekur mendoni se keni ndryshuar, apo vazhdoni ti rezistoni skenës me të njëtin shpirt prej artistje? Njeriu gjatë jetës është e vërtetë që ndryshon, por profesionalisht, jo në karakter. Mendoj që në jetë vazhdoj të jem Niada e gjithmonshme, e thjeshtë, e komunikushme, solare, por kur ka padrejtësi edhe e ashpër.

Thuhet se bukuria mund të gjitha sfidat, mund çdo vështirësi në jetë. Keni hasur të tilla sfida në skenë?
Të falenderoj për komplimentin indirekt, mendoj që shpesh bukuria mund të kthehet edhe në pengesë, por në shumicën e rasteve është suport. Në këtë kontekst, njerëzit duhen të përpiqen të mos jenë të bukur vetëm nga jashtë por ehde në shpirt... Bukuria lind nga shpirti! Kam hasur sfida të këtij lloj në skenë? Shumë raste, por ja kam dalë me sukses në çdo moment.

Cila është pika juaj më e dobët në skenë?
Nuk kam pika të dobëta në skenë!

Po më e forta?
Talenti që më ka fal Zoti! Jam shumë e lumtur që kam zgjedhur rrugën e duhur për të ecur në jetë.

Roli i fundit që rrëmbyet duatrokitjet ishte tek shfaqja “Nora” e Ibsenit. Sa e afërt dhe e largët ndiheni në realitetin shqiptar me Norën?
Nora është personazhi universal! Secili nga ne ka pak Norë brenda vetes, dhe çdokush në jetë është kukulla e dikujt,  qoftë e prindërve, shoqërisë apo partnerit. Në këtë vepër, del në pah qartë, lufta midis njerëzve, lufta me veten dhe realitetin ku jetojmë. Nora cilësohet si kukulla prej balte që theu kufirin e vetes dhe realitetit. Vjen një moment që e drejta jote duhet të  vendoset në pjedestal... Njerëzit shumë herë tolerojnë për hatër të shumë gjërave duke bërë që gabimet të thellohen. Nora është Niada, duron shumë për tu bërë një  ‘uragan’ në fund!

Meqë jemi te roli i femrës. Si e mendoni gruan shqiptare sot në krahasim me të kaluarën?
Në fakt, mendoj që ka evolim në mentalitet dhe në integrim. Gruaja sot, është një faktor shumë i rëndësishëm në jetën sociale, merr vetë frenat e dorës në jetë. Duhet theksuar se, Shqipëria nuk është Tirana, ka akoma shumë punë që vajzat, nënat, gjyshet, të forcojnë pozitën e tyre në shoqërinë shqiptare. Ka evolim në krahasim me të kaluarën, por ka edhe shumë punë për tu bërë të barabartë.

Veç skenës shqiptare dimë që “Nora” do të rrugëtoj dhe në festivalet teatrosh jashtë kufijve shqiptare?
Është e vërtetë! “Nora” në shtator do të jetë në Festivalin e Dibrës, por jo vetëm. Është një shfaqje e madhe dhe meriton vëmendje.

Pas suksesit në Tiranë çfarë do ti rrëfeni publikut me Norën?
Pas shfaqjes “Zhurma jashtë skene” ku suksesi arriti majat për shkak të humorit pafund që dhuronte, kalojmë në rrafshin tjetër, në një dramë ku reflektimi është tepër I madh. Çdo grua shijon edhe gjen veten te kjo dramë, ashtu si çdo burrë njeh mirë tiparet sakrifikuese të një femre.

Cilat janë projektet tuaja në vazhdim?
Një film dhe një shfaqje teatrale. Çdo gjë do ta zbulojmë në momentin e duhur.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje qytetarëve: Ta kthejmë nëntorin në një muaj feste, valëvisni flamurin kudo ku ka shqiptarë (VIDEO)

Veliaj thirrje qytetarëve: Ta kthejmë nëntorin në një muaj feste, valëvisni flamurin kudo ku ka shqiptarë (VIDEO)