Nicki Minaj lartëson nazizmin dhe Hitlerin
në klipin e ri, irritohen fansat 

Nicki Minaj ka hedhur në treg klipin e saj të ri “Only”.

Me t’u lançuar, kënga është shoqëruar nga komentet kritike të fansave të saj pasi dyshohet se këngëtarja ka përdorur simbolet e luftës dhe udhëheqësit e nazizmit, Hitlerit.

Klipi i ngjan filmave nazistë gjermanë në ngjyrat e frymëzuara të bardhë e të zezë të përdoruara në kinematografi kryesisht nga drejtori Leni Riefenstahl.

nicki minaj

Ndërsa anash fronit të lartësuar ku qëndron këngëtarja dhe simbolikisht qëndron Hitleri janë vendosur dy flamurë me fushë të kuqe dhe logo bardhë e zi.

Në video janë të përfshirë edhe Drake, Lil Wayne dhe Chris Brown të veshur me kostume.

Nicki Minaj ka përdorur rrjetin e saj social që të kërkojë falje nëse është kuptuar si lartësim i nazizmit dhe Hitlerit në klipin e saj dhe e mbyll duke thënë që nuk do ta bënte asnjëherë pjesë të artit të saj nazizmin.

Në një tjetër status ajo sqaron që është frymëzuar për klipin nga programi karton Metalocalypse dhe Sin City.

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve