Shumë këngëtare të njohura duket se preferojnë të ekesperimentojnë edhe në fushën e kinematografisë.

Listës së këtyre këngëtareve duket se i ështëi bashkuar edhe Nicki Minaj. Ajo ka interpretuar në prodhimin kinematografik “The Other Woman” së bashku me Cameron Diaz dhe Kate Upton, por kjo eksperiencë nuk i ka mjaftuar.

"Do të shkoj në audicione dhe do të mundohem të gjej rolin e duhur, me regjisorin e duhur dhe skenarin e duhur. Dua që kësaj radhe të kem rol kryesor dhe që të më përshtatet”,-theksoi Minaj për madiat e huaja.

Sipas saj roli në “The Other Woman” e ka ndihmuar të kuptojë se çfarë ndodh në botën e aktrimit.

nicki minaj

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)