Nico Rosberg në treshen e
personazheve të vitit në Gjermani.

Kampioni i sapo shpallur i Formula 1, Nico Rosberg, është shpallur gjithashtu edhe personazhi i tretë i vitit në Gjermani.

I surprizuar ndosha për shkak të pritshmërive më të larta, Rosberg është renditur pas dy kampionëve të tjerë gjermanë që zunë dy vendet e para, gjimnasti i cili fitoi medaljen e artë në lojrat olimpike të Rio-s, Fabian Hambuchen dhe atleti medalist gjithashtu Jan Frodeno.

Mbrëmja gala e zhvilluar në qytetin e Baden-Baden-it ndryshe nga eventi britanik i përvitshëm ndan çmime për të dyja gjinitë. Kështu, për femra personazhi i vitit u shpall tenistja Angelique Kerber e cila triumfojë në turneun ‘Grand Slam’ të Tenisit.

Rosberg në përfundim të mbrëmjes ka postuar një foto në Instagram së bashku me fituesit e tjerë ku shkruante me pak fjalë: “Gjermania sundon”. Megjithatë për kampionin e sapo tërhequr nga bota e Formula 1, ky është një vlerësim tepër i çmuar dhe e bën mëse krenar pavarësisht pozicionimit në renditje.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës