Në gjykatën e New York po zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i arrestuar së bashku me bashkëshorten e tij Cilia Flores në Karakas nga një operacion ushtarak i organizuar nga SHBA me urdhër të presidentit Donald Trump që u zhvillua nga toka, ajri dhe deti.
Çështja po drejtohet nga gjyqtari Alvin Hellerstein ndërsa Maduro akuzohet për narko-terrorizëm, trafik ndërkombëtar kokaine e bashkëpunim me kartelet kriminale.
Aktualisht Venezuela po drejtohet nga zv/presidentja Delcy Rodrigues.
Edhe pse Rodríguez është një besnike e Maduros, ajo ka mbështetjen e administratës Trump.
Maduro u kap në një godinë të fortifikuar në Karakas, teksa në momentin e arrestimit, e gjitha zona ishte në errësirë totale nga ndërprerja e energjisë elektrike, avionë e sulme masive nga ajri me qëllim paralizimin e reagimit të ushtrisë venezueliane.
Në operacion morën pjesë njësi elitare si Delta Force, të mbështetura nga agjenci si CIA dhe FBI. Sipas raportimeve, forcat speciale arritën të depërtonin brenda duke përdorur mjete për prerjen e metalit për të hapur dyert e përforcuara. Operacioni brenda ndërtesës zgjati shumë pak, dhe Maduro u kap në momentin kur po përpiqej të hynte në dhomën e sigurt.
Komente












