Nicole Scherzinger “nuse”
në plazh për videoklipin e ri

Nicole Scherzinger “nuse”<br />në plazh për videoklipin e ri
Nicole Scherzinger po realizon një videoklip në plazhet e bukura të Malibusë.

Këngëtarja e Pussy Cat Dolls është shfaqur në bregdet bashkë me ekipin e saj duke xhiruar klipin.

Nicole është dukur si nuse pasi kishte zgjedhur një fustan ngjyrë të bardhë, veror me dizenjime lulesh ngjyrë blu dhe një bisht i gjatë i vinte nga pas duke u zhytur në rërë.

nicole scherzinger

Nicole dukej shumë seksi, me pamjen e saj ekzotike si të ishte sirena e bregut të Malibusë.

Por madhështia e fustanit e bënte Nicole të dukej e shkurtër.

Ajo ka realizuar foto dhe videoklipin duke marrë pozicione seksi pranë shkëmbinjve, pranë pemëve mijëvjeçare dhe mbi rërë duke u zhytur pa frikë me fustanin e saj.

Më pas, si për t’u relaksuar këngëtarja bukuroshe bën disa ushtrime joga.

Ajo është kapur në foto në një moment të sikletshëm duke mbajtur dorën pranë kofshëve të saj, pasi ishte mbledhur me një peshqir të bardhë. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë