KADUNA - Dy shpërthime kanë goditur qytetin verior nigerian të Kadunas, ku si rezultat mbi 40 persona kanë humbur jetën. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave shpërthimi i parë kishte në shënjestër klerikun e moderuar islamik Dahiru Bauchi ndërsa i dyti liderin e opozitës Muhammadu Buhari, por që të dy
shpëtuan pa dëmtime.
Shefi i policisë së Kaduna Shehu Umar tha se të paktën 25 vetë mbetën të vrarë në shpërthimin e parë dhe 15 të tjerë në të dytin.
Sipas policisë përgjegjës për sulmin mendohet të jetë grupi militant islamik i Boko Haramit i cili është autor i një serie sulmesh e shpërthimesh në Nigeri që pas nisjes së kryengritjeve brutale në vitin 2009.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com