Rreth 50 vajza me shall në kokë shihen pas një militanti të organizatës, i cili kërkon lirimin e luftëtarëve në këmbim të vajzave.
“Boko Haram” rrëmbeu 276 vajza nga shkolla e tyre në qytetin verior Chibok, ndërsa besohet se 219 prej tyre janë ende në duart e militantëve.
Kjo është videoja e tretë, që “Boko Haram” publikon me vajzat, që prej rrëmbimit të tyre. Përmes videos, ky grup thotë se bombardimet e ushtrisë i kanë kushtuar jetën disa vajzave të rrëmbyera.
“Boko Haram” lufton kundër autoriteteve prej vitesh në veri të Nigerisë, me qëllim krijimin e një zone nën ligjin islamik.
Në videon që zgjat 11 minuta zëdhënësi i grupit u thotë prindërve të vajzave që të kërkojnë nga qeveria lirimin e militantëve të tyre në kërkim të vajzave të burgosura.