Avioni i kompanisë kombëtare algjeriane me 116 persona në bord që kishte humbur kontaktet me kullën e kontrollit 50 minuta pas nisjes, është rrëzuar në Nigeri. Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se shkak mund të ketë qenë moti i keq.

Televizioni kombëtar algejrian konfirmon se avioni është rrëzuar pasi ka kaluar Niamein. Bëhet fjalë për fluturimin AH 5017 të nisur nga kryeqyteti i Burkina Faso dhe i drejtuar për në Algjeri. Pak para zhdukjes ai ka devijuar teksa fluturonte mbi Malin, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike. Avioni menaxhohej nga kompania spanjolle Suiftair.

Sipas të dhënave të para nga agjencia e lajmeve "France Presse", avioni ka ndërruar drejtimin e tij pikërisht për të shmangur përplasjen.

Një burim i agjencisë bëri të ditur se avioni ndodhej në veri të Malit jo shumë larg kufirit algjerian kur iu kërkua që të devijonte si pasojë e një shikueshëmrie të dobët si dhe për të evituar përplasjen me një avion tjetër I itenerarit Algjeri Bamako. Sinjali me kullën e kontrollit u ndërpre pas ndryshimit të drejtimit. 

avioni algjeri















Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)