Nigeri, sulm me armë ndaj të
krishterëve,14 të vrarë 12 të plagosur

Nigeri, sulm me armë ndaj të<br />krishterëve,14 të vrarë 12 të plagosur<br>
Një sulm me armë në një kishë ka shënuar 14 persona të vrarë si dhe 12 të tjerë të plagosur gjatë meshës së mesnatës në Nigeri.

Sulmi me armë është bërë në dy vendndodhje të ndryshme, gjë e cila i ka bërë autoritetet të mendojnë se ishte një sulm i koordinuar.

“14 persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 12 të tjerë kanë marrë plagë të rënda dhe janë duke marrë ndihmën e nevojshme në spital”, shkruajnë mediat lokale, të cilat shtojnë se sulmi me armë është regjistruar në 00:30 të ditës së hënë.

Nga ana tjetër autoritetet lokale ende nuk e kanë konfirmuar numrin e saktë të viktimave, numër i cili pritet të rritet në orët në vijim, për shkak të gjendjes së rëndë që janë disa nga të plagosurit.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa