Të paktën 150 persona u mbytën në lumë në përpjekje për t'i shpëtuar sulmit të grupit islamik "Boko Haram" në një fshat të largët të Shtetit të Yobe-s në verilindje të Nigerisë, raportuan banorët e zonës.
"Persona të armatosur të Boko Haram-it sulmuan fshatin duke shkaktuar të paktën vdekjen e 150 personave. Pjesa më e madhe e viktimave u mbytën në lumë ndërsa përpiqeshin të largoheshin", u shpreh një banor i fshatit Kukuwa-Gari, Bukar Tijjani