LAGOS, 14 shtator /ATSH-AFP/ - Të paktën 40 persona vdiqën sot gjatë shëmbjes së një godine që i përkiste një kishe të famshme televangjeliste nigeriane, sipas bilancit të publikuar nga ndihma e shpejtë nigeriane.
"Bilanci aktualisht është 40 të vdekur", deklaroi Ibrahim Farinloye, koordinator rajonal i agjencisë kombëtare të menaxhimit të sitautave urgjente.
Një bilanc i më parshëm fliste për 17 të vdekur. Për më tepër, 124 persona u shpëtuan në rrënojat e godinës.
Godina që u shëmb ishte pjesë e kishës së televangjelistit TB Joshua, "The Synagogue Church of All Nations"./
/G.S/