Ushtria nigeriane përfundoi me sukses aksionin për lirimin e 178 pengjeve nga duart e grupit islamik Boko Haram. Autoritetet vendase me anë të një deklarate të dielën kanë sqaruar se 101 prej pengjeve të liruara janë fëmijë ndërsa 67 prej tyre janë gra. Gjatë operacionit përfundoi në duart e policisë edhe një prej komandantëve të Boko Haram, pas kontrollit në disa kampe të grupit famëkeq afrikan.

Nuk dihet ende nëse vajzat e rrëmbyera në një shkollë në Chibok në prill të 2014 janë në mesin e të shpëtuarve.

Tetorin e kaluar qeveria vendase kishte arritur një akord me Boko Haram për armëpushim dhe për të liruar vajzat e rrëmbyera në Chibok, por militantët islamik afrikanë mohuan përfshirjen në zhdukjen e tyre.

Mbi 200 vajza nga chibok rezultojnë ende të humbura pasi u rrëmbyen në një shkollë në veri të Nigerisë prej më shumë se 1 viti, ku shumica prej tyre janë të besimit kristian. Që nga viti 2014 grupi islamik Boko Haram numëron 5500 civilë të vrarë në Nigeri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)