NIGER- Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në 3 shtete, pas një valë sulmesh vdekjeprurëse nga grupet e militantëve islamik.

Ai tha se “ushtria do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kryengritësve dhe terroristëve në Borno, Adamawa dhe Yobe”.

Jonathan urdhëroi gjithashtu që të dërgohen më shumë trupa në shtetet veri-lindore të vendit.

Militantë nga “Boko Haram” janë fajësuar për pjesën më të madhe të dhunës, e cila ka shkaktuar vdekjen e rreth 2000 personave që prej vitit 2010.

Grupi islamik, emri i të cilit do të thotë “edukimi perëndimor është i ndaluar” në gjuhën vendase Hausa, po lufton për të rrëzuar qeverinë dhe për të krijuar një shtet islamik në veri.

Qytetit Baga mendohet të jetë baza kryesore e organizatës terroriste “Boko Haram” konsideruar si një filial i Al-Qaedes, ku qeveria nigeriane lufton ndaj këtij grupi militant që prej vitit 2009.

Nigeria, një komb multietnik me më shumë se 160 milionë banorë, është ndikuar gjithashtu edhe nga një sërë konfliktesh për tokën, fenë dhe naftën.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)