Nihali refuzon ofertat e
producentëve, nuk e le i dashuri

Nihali refuzon ofertat e<br />producentëve, nuk e le i dashuri
Bukuroshja Hazal Kaya, e njohur për rolin e Nihalit në serialin “Dashuri e ndaluar”, ka qenë në qendër të vëmendjes për shumë producentë turq, por sipas asaj që kanë raportuar mediat turke, ajo i ka refuzuar të gjitha.

Arsyeja është i dashuri i saj, producenti Ali Atay. 25-vjeçarja Hazal Kaya ka refuzuar mjaft role në projektet e reja, pas rolit në “Adini Feriha Koydum”. Producentët e duan dhe e kërkojnë vazhdimisht Nihalin, e cila ka edhe shumë fansa në rrjetet sociale që kërkojnë ta shohin në ekran, por Hazal vazhdon të refuzojë.

Sipas shumë prej producentëve, ajo po i refuzon rolet për shkak të të dashurit të saj, Ali Atay. Aktori dhe këngëtari 39-vjeçar, prej një viti tashmë ka krijuar kompaninë e tij “Adal Film”, drejtor i së cilës do të jetë ai vetë.

Kështu, është e natyrshme që e dashura e tij Hazal, të jetë pjesë e këtij projekti. Përveç të tjerave, mësohet se ajo po punon për filmin e Atay-t, "Limonata", për të cilin producenti ka në kast edhe Ertan Saban dhe Serkan Keskin.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com) 

2/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi