Arsyeja është i dashuri i saj, producenti Ali Atay. 25-vjeçarja Hazal Kaya ka refuzuar mjaft role në projektet e reja, pas rolit në “Adini Feriha Koydum”. Producentët e duan dhe e kërkojnë vazhdimisht Nihalin, e cila ka edhe shumë fansa në rrjetet sociale që kërkojnë ta shohin në ekran, por Hazal vazhdon të refuzojë.
Sipas shumë prej producentëve, ajo po i refuzon rolet për shkak të të dashurit të saj, Ali Atay. Aktori dhe këngëtari 39-vjeçar, prej një viti tashmë ka krijuar kompaninë e tij “Adal Film”, drejtor i së cilës do të jetë ai vetë.
Kështu, është e natyrshme që e dashura e tij Hazal, të jetë pjesë e këtij projekti. Përveç të tjerave, mësohet se ajo po punon për filmin e Atay-t, "Limonata", për të cilin producenti ka në kast edhe Ertan Saban dhe Serkan Keskin.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)