Nikaia, pararendesja e Bylisit
shndërrohet në kullotë

Nikaia, pararendesja e Bylisit<br />shndërrohet në kullotë
FIER - Nikaia, qyteti i parë i Bylinëve është braktisur prej vitesh. Ajo ndodhet në fshatin Klos të Mallakastrës. Me teknikë të lartë nddërtimi për kohën, ka shëtitore, mur rrethues dhe teatër prej 1700 vendesh, ky i fundit gdhendur në gur. I ndodhur në një distancë rreth 1 km larg Bylisit, Nikaia i parapriu qytetit të madh të Bylinëve me 100 vjet.
 
Në mungesë të një autoriteti që të kujdeset për këtë qytet antik janë banorët e fshatit Klos, të cilët e kanë shndërruar në kullotë. I gjithë territori antik është ndarë në parcela dhe përdoret për kullotë bagëtish.
 
Zbulimet e deritanishme në Nikaia flasin për një qytet, ku jetohej në mirëqenie duke gëzuar të gjitha të drejtat që u jepeshin qytetarëve të periudhës së lashtë.
 
Kështu, në pjesën anësore të teatrit janë gjetur mbishkrime, që flasin për dhënien e aktit të qyetarisë ekuivalenti i lejes së qëndrimit sot. Qyteti ngjall kureshtjen e turistëve, që e shohin prej kodres së Bylisit.
 
Ngjitja në Nikaia kërkon shpirt aventure, por ia vlen për të shijuar gjurmët e civilizimit ilir, kombinuar me pamjen e luginës së Klosit, që zbret thikë poshtë kodrës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin